Ladorishti,Frëngova,Zagracani,Shumi,Teferici regjistruan 65 nxënës në klasën e parë

Në afatin e parë të regjistrimit në shkollën ‘’Ashim Agushi’’në Ladorisht të Strugës, institucion arsimor ku gravitojnë edhe shkollat periferike të Frëngovës,Zagracanit-Shumit dhe Tefericit  në klasën e parë janë regjistruar 65 nxënës informohet strugalajm.com në rrugë jozyrtare.Në Ladorisht janë regjistruar 26 nxënës,Frëngovë 19,Zagracan dhe Shum 13 dhe Teferic 7 nxënës.

Edhe pse ky numër është jo i konsiderueshëm me fillim -vitet 2000, krahasuar me vitin shkollor 2022-23 ka një rritje të cilësore shkruan strugalajm.com.StrugaLajm

Në shkollën fillore “Ashim Agushi” në Ladorisht e cila përfshin fshatrat e Ladorishtit, Frëngovës, Zagraçanit, Shumit dhe Teferiçit në vitin shkollor 2022-23 ishin regjistruar 37 nxënës  në klasën e parë.

In : Aktuale

Loading...
loading...