Katër pijet më të shëndetshme për zemrën

Sëmundjet e zemrës janë nga sëmundjet më të përhapura. Në Maqedoni, rreth 8000 njerëz vdesin çdo vit për shkak të sëmundjeve që kanë lidhje me zemrën, sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik. Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaktare të shumë vdekjeve në botë. Ato përfshijnë edhe defektet e zemrës, aritminë dhe sëmundjen e arterieve koronare. Shëndeti i zemrës përmirësohet ose përkeqësohet në varësi të ushqimeve, pijeve dhe aktivitetit fizik.

PIJET MË TË SHËNDETSHME PËR ZEMRËN. Gjithçka që hamë dhe pjmë ka një ndikim të fortë në çdo organ të trupit. Deri më tani në AgroWeb.org keni mësuar për ushqimet që i bëjnë mirë apo keq zemrës. Më poshtë do të lexoni për pijet më të rëndësishme për shëndetin e këtij organi.StrugaLajm

UJI. Uji është pija ideale me 0 kalori dhe 100 për qind hidratim. Ju duhet të pini 6-8 gota ujë në ditë. Atë mund ta pasuroni me pak lëng limoni ose kastravec dhe kësisoj jo vetëm do të hidratoheni por edhe do të merrni vitamina.StrugaLajm

QUMËSHTI. Qumështi me pak yndyrë apo ai i sojës është një mënyrë shumë e mirë për të marrë kalcium. Ekspertët sugjerojnë që të pini një gotë me qumësht në ditë. Qumështi ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit në gjak.

ÇAJI. Ekspertët e AgroWeb.org thonë se çajet, kryesisht ato bimorë, ulin rrezikun e iktusit, sëmundjeve të zemrës dhe disa llojeve të kancerit. Nëse njeriu konsumon 3 filxhanë çaj në ditë rreziku i atakut në zemër ulet me 11 për qind. Zgjidhni gjithmonë çajra bimorë dhe jo produkte industriale.

KAFEJA. Kafeja është shumë e shëndetshme për zemrën, por këto vlera largohen nëse e pasuroni atë me shumë kremra e ëmbëltues artificialë. Këto të fundit shtojnë shumë kalori në organizëm dhe rrisin kolesterolin.

In : Aktuale

Loading...
loading...