Katolikët dhe një pjesë e ortodoksëve sonte festojnë Krishtlindjet

Besimtarët katolikë dhe një pjesë e të krishterëve ortodoksë të cilët kohën e llogarisin sipas Kalendarit gregorian, sot e festojnë Buzmin, në prag të Krishtlindjeve, lindjen e Jezu Krishtit.

Në vend, festimi qendror me rastin e festës do të mbahet sot në orën 18:00 në Kishën katolike “Zemra e Jezusit” në Shkup. Liturgjinë e shenjtë do ta kryesojë peshkopi i Shkupit, Kiro Stojanov.

Nga Peshkopia e Shkupit informuan se në liturgjinë në kishë do të lejohet  prania e një numri të vogël  të besimtarëve në raport me vitet e kaluara në pajtim  me protokollet për mbrojtje nga Kovid-19. Gjithashtu, siç cekën, para kishës do të vendoset zërimi, ndërkaq do të ketë edhe video bim.StrugaLajm

Krishtlindjet nesër i festojnë edhe Kishat ortodokse greke, bullgare, rumune, ukrainase dhe gjeorgjiane, të cilat e pranuan Kalendarin gregorian.StrugaLajm

Bota tjetër ortodokse që udhëhiqet sipas Kalendarit Justinian, mes të cilëve kishat ortodokse ruse, serbe dhe maqedonase, Patriarkana e Jerusalemit, si dhe një pjesë e murgjve në Malin e Shenjtë, Krishtlindjet i festojnë më 7 janar.

In : Aktuale

Loading...
loading...