Katolikët sot festojnë Pashkët

Katolikët sot festojnë festën më të madhe të krishterë, Ngjalljen e Krishtit – Pashkët. Tradicionalisht në vend, mbrëmë është mbajtur kremtimi qendror në kishën katolike “Zemra e Shenjtë e Jezusit” në Shkup, ku ka pasur Liturgjinë e shenjtë të ngjalljes.

Në liturgji morën pjesë kryetarja e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, drejtori i Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë dhe grupet fetare, Darijan Sotirovski, ish-presidenti Gjorge Ivanov.

Liturgjinë e Pashkëve e udhëhoqi ipeshkvi i Shkupit dhe ipeshkvi Strumicë – Shkup, Kiro Stojanov. Ai i uroi besimtarët katolikë për festën.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...