Kaurkë, kurvë, spiune!

Unë respektoj punën që bën KOHA, por unë respektoj dhe punën që bën Instituti. Dy vlera intelektuale këto tonat e me kaq ndikim në këtë vend parehatish e trillimesh,  ku e vërteta fabrikohet fët e fët ndaj dhe rrena bëhet e vërtetë! Oooo nuk është lehtë me jetu e me gjëmu si veprimtar në këtë shoqëri fabrikimesh, me vepru e me kriju si intelektual i pavarun!

Nga Adelina MARKU

Sa kujdes duhet treguar para se të gjëmosh me një etiketim për tjetrin/tjetrën . E risjell këtë diskurs së menduari pas akuzës që Instituti për trashëgimi kulturoro historike të shqiptarëve të Maqedonise së veriut ia bëri gazetës KOHA duke  atrubuuar kësaj gazete një dimension të paqenë, antisemit! Shumë e rrëndë kjo akuzë padyshim, shtetet nisin luftë mes veti kur dikush i quan antisemit, ose antimusliman , ose antiprotestant o antikrishter. Po, LUFTË! Derdhet gjaku gjer ne gjunj! E fundmja që mund të më shkonte ndërmend ishte kjo përbaltje që iu bë kësaj gazete.  Doemos që do gjindet një mënyrë mes dy palëve se si të korrigjohet ky gabim I Institutit ndaj gazetës, për këtë jam e bindur, por vrapi mes shqiptarësh për të etiketuar e përbaltur tjetrin për mua është tanimë një brengë e dimensionit intelektual e qe flet për një simptom , ose për një tregues kulturor për shqiptarët,  jo të mirë!  Të rrezikshëm, sepse etiketimi po mer përmasa institucionale ! Antikultura bëhet nga revolucioni që e fabrikojnë shtresat mediokre të shoqërisë. Kryesisht kjo kulturë antikulturë është FAKE dhe e recikluar vrazhdë e me arrogancë. Tek ne e ke thellësisht të instuticionalizuar nëpr partitë politike , por edhe mes individidësh!

Kjo kulturë antikulturë ka me na asimilu deri në thimthat e Nanës që na ka ushqu tambël!StrugaLajm

I githë debati kishte të bënte me përkujtimoren ‘’e përkohshme’’ siç deklaron Skenderi ( Asani)  e në emër të Nënës Terezë. Paj, gjërat e përkohshme në esencë bëhen shkil e shko, me gjasë dhe donatori shkileshkoi donimin që ia bëri përkohshmërisë së pllakatës . Ndërsa flitet për dimensionin gjithkohor dhe universalitetin e një Shenjtoreje , që fati e ka dashur të jetë me origjinë shqiptare.  Ndërsa ne , …ahemi! Ne që reagojmë nuk do të thotë se urejmë atë ndaj të cilit/cilës reagojmë , e kjo do të thotë se as e dashurjmë  pa gjene,  sepse secili nga ne ka familjen e vete që do, e përtej familjes, dashuria mer trajtë përllogaritëse.   Këtu kemi të bëjmë me respektin, pra me dimensionin RESPEKT, jo me dashurinë, jo me urrejtjen.  Unë respektoj punën që bën KOHA, por unë respektoj dhe punën që ben Instituti. Dy vlera intelektuale këto tonat e me kaq ndikim në këtë vend parrehatish e trillimesh,  ku e vërteta fabrikohet fët e fët ndaj dhe rrena bëhet e vërtetë! Oooo nuk është lehtë me jetu e me gjëmu si veprimtar në këtë shoqëri fabrikimesh, me vepru e me kriju si intelektual I pavarun! Është vështirë o burr/o gru…! Por ka një gjë këtu që të qartësohemi deri në fund, pra këtë sortë njerëzish intelektualë me kaçik, pikërisht kjo vështirësi i sfidon, e i shndron në të guximshëm . Guximi për këta njerëy është si vijagra për të pamundurin me libidon e vet. Kapish? Dallimi është tek organika e guximit  dhe sintetika e vijagrës!RELATED POSTS

Unë dua që ky guxim , të jetë ULTRAKONTAMINUES në këtë shoqëri! Ja këtë dua!StrugaLajm

Sigurisht që me Skenderin nuk kam se si të ndërtoj armiqësi, as unë, as intelektualët e tjerë që reaguan  e as botuesit e gazetës KOHA. Armiqësia është primitivizëm, është humbje kohe, këtë konstatuam bashkë tek bisedova gjatë me Skenderin në njërën anë , me miqtë e KOHA-s në anën tjetër, por dhe me diplomatët të cilët treguan brengosje të thellë  për etiketimin antisemit ndaj gazetës KOHA. Kjo sepse dorën në zemër, gjykoj unë ,  armiqësi të shpejtë ndërtojnë ata që nuk njohin respektin ndaj tjetrit/tjetrës, ndaj punës e sakrificës së tjetrit/tjetrës, e në emër të së mirës së përgjithshme , përtej individuales! Por, kam kuptuar se  paska shumë rrëndësi të njihemi sadopak, e më shumë të mirënjohim veprat e njëri tjetrit. Kur këtë të dytën do e bëjmë pasi t’a përsiatim më gjatë e më nurshëm e jo sa për sy e faqe veprën e dikujt, tek atëherë ne do kemi kapërcyer egot tona, suetën tonë, tek atëherë ne krijojmë bashkësinë intelektuale të fuqishme !  Mes intelektualësh nuk duhet të ketë konkurencë si mes biznesmenësh dhe mes politikanësh, sepse synimi ynë nuk është as paraja e as fuqia. Kjo mënyra jonë , kjo pra e intelektualit , vuan më së shumti nga stigmat që ti mveshin ata që nuk e mirënjohin punën tënde. Mua për shëmbull më kanë quajtuar kaure, sepse mbiemri im është tipik I krishterë dhe mburrem me lashtësinë e mbiemrit tim, por më quajnë kaure të gjithë ata që nuk njohin familjen time por dhe identitetin fetar të shqiptarëve kudo që jemi, e doemos të gjithë ata që nuk kanë respekt as për besimin e vet fetar.  A përmendi unë Skënderbenë, Nanën Tereze, uuuuupppsss shpallem LUGATI! Shpallem antikrishti ! Masnej antimuslimanja ! Në këtë vazhdë diskurisi përbaltjesh harbute , kaurë shpallen edhe ata miqët e mi që kanë mbiemër që nuk tingëllon i krishterë, si Rashidi, Latifi, Selimi e që flasin për Skënderbenë ta zemë. Oj nannnn , çfar frustrimesh të pa din e të pa iman! Ndërsa unë kam shpallur veten që i takoj një besimi shqiptar , dhe se feja ime është e ndjerë nga mua vetë , e se padyshim i takoj besimit tim shqiptar, as më shumë e as më pak se kjo. PIKË! Intelektuali , por as besimtari nuk arsyetohet për besimin që ka zgjedh vetë ti takojë! KAQ!  Se a  më mërzisin etiketemt për kaurllëk ? Edhe këtë e kam menduar , por e kam biseduar vetëm me time bijë dhe, mua më mjafton që ajo të dijë mbi vrazhdësinë e dimensionit të këtij kërcënimi primordial, e të më thotë : ‘’Mam, mos ta nin, unë krenohem me ty!’’ Ka patur edhe të tillë që më kanë quajtur kurvë, jo vetëm mua , por një grupi të tërë femrash të cilat ngrenë zënë për një kauzë të dhënë qoftë feminsite, qoftë kombëtare , qoftë besimi fetar. Dhe do ketë edhe mëtej, por më ndjeni,  të quajnë kurvë të gjithë ata meshkuj por dhe femra  që padyshim kanë frustrime frojdiane meskëmbeve tyne dhe në lug mendjeje të vet! Hmmm, e në këtë dikurs, e kam të vështirë t’a kuptoj si të qenë stigmën që ta venë këta gjynafqarë të palibido ndaj vetes! Ime bijë , e din edhe për këtë stigmë proto-harbute dhe më thotë : ‘’Mam e gjitha është në dhe nga kokat e tyne të palumtuna, o mos t’a nin bre, se po krenohem me ty!’’ Pastaj më kanë quajtur edhe bijë spiuni, të gjithë këta brekushshkurtërit dhe mjekërxhinjtë-kaçurel-leshxhinjtë…Hahahah, im atë ishte PERËNDI- dhe jo vetëm njeri, ai ishte KOMBI për mua! Oooo më vjen keq bile që këta akuzues janë rritur nga baballarë e nëna që me gjasë  jua kanë dhunuar fëmijërinë ! Sa të PA- LIRË janë në antilirinë që jua jep vetëm sharja dhe etiketimi! Zot, çfar lamshi kanë në brendinë e tyre këta njerëz !

Tani më ndje mik, mikeshë , mendo ti çfar etiketimesh i bëhen një intelektuali që ngre zë në këtë vend  , mendo ti çfar syrgjynosje i bëhet një femre që ngre zë këndejanëve …Lëshohen fjalët SI LOPA BAGLËN, pa menduar përse, pa menduar sa të lëndojnë , sa të dëmtojnë , pa menduar se sa të panevojshme janë këta etiketime të vrapta, të pamatuna . Ndaj ndalem , mendoj, marr frymë thellë, oksigjenohem tru e trup , e them : jam në rrugë të drejtë , të gjithë ata që nuk dinë të ngrenë zë me skofiaritet, me kanal sublim, me matje tre herë para se të shkruash, kanë një lëmsh brenda vetes e nuk bëj keq atë lëmsh t’jua dliroj, paçka se më etiketojnë! Le të nxjerrin pakuptueshmërinë e grumbulluar në veten tyre edhe në këtë formë. Unë me miq I pres: TURRINJVE!

Oh edhe një gjë , se kjo ka shumë rrëndësi t’a ndaj me Ju, pra, ka një fjalë amerikane , që thotë ‘’Courage is contagious’’ , pra, ‘’Guximi është kontaminues’’! Hej, njerëz, kontaminohuni nga guximi i intelektualit/intelektuales shqiptare në këtë vend , sepse është guxim autentik dhe ia vlen të infektohesh nga ky lloj! O është AUTENTIK dhe të shpon me ndikim, të dliron brendinë që e ke lan kryelshut teposht!  Nuk e ke idenë sa të fortë të bën guximi! Oooo …fluturoj MBI dhe lëshoj virus panda…Ndjenjë deliri, pafund !

(Autorja është kolumniste e rregullt e gazetës KOHA)

In : Aktuale

Loading...
loading...