Kërcënohet një kandidat për kryetar komune, ja kush është

Gjatë ditës së djeshme, rreth orës 20.20 minuta në stacionin policor Kumanovë, një nga kandidatët për kryetar të komunës Staro Nagoriçan, ka denoncuar se është kërcënuar nga një person nëpërmjet telefonit.
Nga MPB informojnë se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Procesi zgjedhor kaloi qetë dhe me parregullsi jo serioze në vendvotime, vlerësoi ministri i punëve të brendshme Oliver Spasovski.

“Janë pranuar 46 raste të ndryshme të parregullsive, si blerja e votës së votuesve, votimi për të tjerë, marrja dhe dërgimi i votuesve në vendvotime etj. Ka pasur 44 ndërprerje të shkurtra të votimin dhe më pas është vazhduar prap votimi. Dhjetë persona që janë arrestuar nga të cilët katër janë nga Shkupi, dy nga Ohri dhe nga një nga Kumanova, Gostivari dhe Strumica. Gjithashtu është arrestuar dhe një person nga Shkupi për arsye se ka incizuar votën. Kundër tyre do të merren masa të caktuara”, tha Spasovski. Gjithashtu ka informacione se në 6 raste zyrtarët policor kanë pasur sjellje joprofesionale. Në një prej tyre ka pasur arsye dhe fakte për paraqitjen e rastit, kurse për rastin tjetër po punohet. Kundër zyrtarit policor do të merren masat e cakuara.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...