Kërçova humbi edhe një aktivist në Zvicër

Në Regensdorf të Zvicrës ka ndërruar jetë aktivisti i njohur Shaqir Xhelili. Ai ishte një kontribues i madh për vendlindjen e tij. Shaqiri është nga fshati Trapçindoll i Kërçovës, i cili gjatë kohë po jetonte dhe punonte në Zvicër, bashkë me familjen e tij.

Shaqiri ndërroi jetë mbrëmë pas një sëmundje të rëndë. “Me sjelljen e tij të mirë dhe me butësinë e tij do të mbetet gjithëmonë në kujtimet tona. E lusim Zotin e Gjithmëshirshëm ta shpërblej me xhenet, kurse familjes ti jap durim”, kanë shkruar nga xhamia e Regensdorfit në Zvicër. Gjithashtu i ndjeri ishte aktivist dhe antar i Shoqatës Kulturore Kërçova në Zvicër, ku gjithmon kontribonte në forma dhe aktivitete të ndryshme. StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...