Këshilli i Inspektimit:Në Strugë ka djegie të kallamit, por jo dhe ndërtime

Kontrollet e tre Inspektorateve shtetërore të Ndërtimtarisë, Bujqësisë dhe Ambientit Jetësor nuk kanë zbuluar aktivitet ndërtimor përreth bregut të Strugës. Janë kontrolluar gjithsej pesë parcela. Edhe krahas alarmimit të organizatave civile dhe aktivistëve për punime ndërtimore, inspektorët nuk kanë zbuluar dukuri të këtilla. Aktivistët nëpër rrjetat sociale publikonin fotografi me të cilat i mbështesin shqetësimet e tyre. Nga Këshilli i inspektimit pranë Qeverisë njoftojnë se kontrolli është bërë më 19 mars në bashkëpunim me inspektorin e autorizuar ndërtimor nga komuna e Strugës.

Në bazë të urdhëresës për mbikëqyrje të koordinuar, të gjitha institucionet e lartpërmendura kanë dorëzuar njoftime individuale nga mbikëqyrja e kryer ku kanë konstatuar se në momentin e vëzhgimit, në parcelat konkrete nuk ndërtohet asnjë objekt dhe nuk bëhen aktivitete përgatitore të ndërtimit nga individë apo grupe – thonë nga Këshilli i Inspektimit.

Nga Këshilli i inspektimit thonë se në mënyrë shtesë, inspektori i urbanizmit pas shqyrtimit të planeve urbanistike, ka vërtetuar se Plani për komunën e Strugës që për momentin është në zbatim, nuk përfshin parcelat dhe për këtë s’mund të tregoj nëse të njëjtat janë toka ndërtimore apo bujqësore. Tre inspektoratet megjithatë kanë vërejtje për shkatërrimin dhe djegien e kallamit në bregun e Strugës, edhe krahas faktit që aktivistët civil bëjnë thirrje për gjobitjen e kryerësve.

Lidhur me shkatërrimin dhe djegien e kallamit, jemi të njoftuar se rreth parcelave që ishin cak i vëzhgimit vërehet dukuri e kallamit të djegur dhe vegjetacionit tjetër, ku nga inspektori shtetëror për Mbrojtjen e Natyrës dhe inspektori shtetëror për Mbrojtjen e Ambientit, është ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Strugë kundër një personi të panjohur – shprehen nga Këshilli i Inspektimit.StrugaLajm

Nga Këshilli i inspektimit për Alsat thonë se kanë dhënë urdhër për mbikëqyrje të jashtëzakonshme të shërbimeve të inspektimit, por këtë herë në bashkëpunim me Agjencinë e Kadastrës. Kontrolli do të përfshijë pjesë më të mëdha të Strugë përkatësisht nga pushimorja e fëmijëve “Majski Cvet” deri në Kalishtë, pas çka do të njoftojnë për masat eventuale që do të ndërmerren. Për një pjesë të aktivistëve civil me të cilët kontaktoi Alsat raporti i këtillë është qesharak dhe më shumë se skandaloz sepse siç thonë, nuk mund të mbyllen sytë para shkatërrimit të qartë të bregut.

Miki Trajkovski

In : Aktuale

Loading...
loading...