Këshilli i Përgjithshëm i BDI-së, kush do të marrë dritë jeshile për ministra?

Në selinë e BDI-së nga ora 18:00 ka nisur mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm ku pritet të caktohen emrat e kandidatëve për ministra në kabinetin ri qeveritar.

Tanimë dihen edhe dikasteret ministrore që i takojnë BDI-së:

Ministrinë e Punëve të Jashtme

Ministrinë e Financave

Zëvendës Kryeministër i parë dhe Ministër për sistem politik

Ministrinë e Shoqërisë Informative dhe AdministratësStrugaLajm

Ministrinë i Ekonomisë

Ministrinë e Ambientit Jetësor

si dhe postin e Kryeministrit në 100 ditëshin e fundit të Qeverisë 2020-2024

Se kush do të ulen në kolltuqet e ministrave sonte do të vendos BDI-ja, dhe se mësohet se ka debate mes degëve dhe disa kandidatë të nominuar.

Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev dhe kreu i BDI-së, Ali Ahmeti pas disa ditëve të negociatave shpallën marrëveshjen për bashkëqeverisje, që sipas tyre do të jetë me mandat katërvjecar. 

In : Aktuale

Loading...
loading...