Këshilltari i Zaevit, Ismet Ramadani preferon BDI-në në opozitë: Osmani e Grubi frikësohen nga opozita si nga xhehnemi

Në një intervistë për Mkd.mk, këshilltri i Ish kryeministrit dhe njëherit kryetar i SDSM-së Zoran Zaev, Ismet Ramadani thotë se BDI po e tepron me theksimin e tepruar të “nacionales” lidhur me funksionin e kryeministrit dhe në raport me koalicionimin eventual me LSDM-në. sipas tij, tek eksponentë të caktuar në këtë parti vërehen edhe pak frustracione, e madje edhe agresivitet.

“Kur negocion ose bisedon për qeveri nuk shkon me ‘patjetër’ dhe me kushtëzime, që nuk lënë fare hapësirë të vazhdohet më tej.StrugaLajm

Më duket se kjo është më e theksuar tek Bujar Osmani dhe Artan Grubi si eksponentë të BDI-së.StrugaLajm

Me siguri bëhet fjalë për pak frikë tek ata sepse nuk janë deputetë shkuarjen e BDI-së në opozitë ata e shohin sikur të shkojnë në ferr, sepse me vite janë mësuar t’i kenë gjitha privilegjet. Mirëpo mënyra në të cilën dëshirojnë ta imponojnë qëndrimin para opinionit shkakton reagime negative edhe tek blloku shqiptar, e veçanërisht tek blloku politik i partive maqedonase”, ka deklaruar Ramadani.

In : Aktuale

Loading...
loading...