Këta fëmijë në Shkup morën dhuratë një televizor, pasi që fotoja e tyre u bë virale (FOTO)

Këta fëmijë u panë duke ndjekur nga jashtë televiziorin në një nga vitrinat e një dyqani në Qendrën Tregtare të Qytetit në Shkup.

Fotoja u bë virale në rrjetet sociale dhe bëri bujë, e ndjekur me mijëra komente shqetësuese për gjendjen sociale të fëmijëve në vend, sidomos atyre të komunitetit rom, përcjell INA.StrugaLajm

Këta tre fëmijë të një familje në Shkup vetëm pak ditë më pas u bënë me televizor, falë një aksioni human që ishte mbështetur dhe një nismë e aktivistëve Tefik Mamut dhe Jasmin Rexhep.StrugaLajm

Televizori iu dërgua në shtëpinë e tyre duke ia kthyer buzëqeshjen familjes. Një gjest i tillë ka marrë jehonë dhe mirënjohje. (INA)

In : Aktuale

Loading...
loading...