MPB zbulon se ku ishte floriri i viktimave të aksidentit

Pas dy muajsh familjarët e viktimave të rastit tragjik në bullgari do mund t’i marrin gjësendet e familjarëve të tyre
Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brëndshme për MMS. Sot pasditen kanë nisur kontaktet me familjarët e viktimave në aksidentin e ndodhur më 23 nëntor të vitit të kaluar, ku humbën jetën 45 shtetas të maqedonisë, pasi autobusi i Besa Transit u përfshi nga zjarri gjatë kthimit nga Stambolli.

Familjarët e viktimave do të thirren në Ministrinë e Brendshme gjatë fundjavës për t’i parë, për t’i njohur dhe për t’i marrë sendet e tyre, mes tyre edhe bizhuteri të çmuara me vlerë dhjetëra mijëra euro.
Ministria e Punëve të Jashtme me urdhër të Prokurorit Publik i ka dorëzuar të gjithë materialin Ministrisë së Punëve të Brendshme. Artikujt ndodhen në një dhomë të përshtatshme dhe të gjita janë të dokumentuara.StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...