Kidnapohet personi nga Tetova, pasi grabitësit kanë kërkuar para kanë thënë se mbajnë në Strugë!

N.B. nga fshati Bogovinjë të Tetovës, ka denoncuar rastin se A.A. (52) nga Zherovjani është kidnapuar, pasi që paraprakisht ishte denoncuar si i humbur, njoftoi zëdhënësi i Policisë së Tetovës, Marjan Josifovski.

Në telefonin e N.B. kanë arritur SMS nga persona të panjohur se A.A. dhe vetura e tij janë mbajtur në Strugë dhe se nuk do ta lëshojnë, respektivisht nuk do ta kthejnë veturën, pa mos iu dhënë para në vlerë prej 4.000 euro. Pas pak kanë kërkuar edhe 4000 euro të tjera”, ka thënë mes tjerash Josifovski.

Ai theksoi se policia po ndërmerr gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastitStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...