Kim Mehmeti kandidatë për kryetar në Lëvizjen BESA?!

Publicisti dhe opinionisti i njohur Kim Mehmeti së fundi është duke u lutur nga përfaqësues dhe anëtarësia e Lëvizjes BESA për të marrë drejtimin e saj.

Emri i tij së fundi po lakohet edhe në rrjetet sociale, ndërsa në ditën kur shpërthyen tensionet dhe ndarjet në këtë parti, emri i tij u përmend nga disa portale.StrugaLajm

Por nga ana tjetër, Mehmeti në disa raste kishte mohuar përfshirjen e tij në politikë, sidomos në drejtimin e një partie. Ai së fundi nuk ka komentuar zhvillimet që kanë kulmuar me urrejtje dhe tensione të ashpra përbrenda kësaj partie. Megjithatë në një nga taboret e kësaj partie është djali i tij Emad Memedi, që mban pozitën e lartë në kreun e Lëvizjes BESA.StrugaLajm

Publicisti dhe shkrimtari Mehmeti gjatë zhvillimeve të viteve të fundit ishte nismëtar i këshillit mbipartiak, një organ që synonte bashkimin dhe bashkëveprimin e opozitës, por që më pas u deaktivizua. Ndërsa Kim Mehmeti siç mësohet nga miqtë e tij kohën e lirë po e kalon duke përgatitur dorëshkrime të reja për letërsinë shqiptare.

In : Aktuale

Loading...
loading...