Aktuale
Kjo është gjendja e rrugëve në Maqedoni

Qarkullimi rrugor po zhvillohet pa probleme nëpër rrugë të lagështa. Reshje dëbore të lehtë ka në Kodër të Diellit, Mavrovë dhe Strazhë, kumtoi LAAM.
Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
Nga data 15 nëntor ka hyrë në fuqi obligimi ligjor për mbajtjen e detyrueshme të pajisjeve të dimrit në automjete, pavarësisht kushtet e motit, Ky obligim do të zgjasë deri më 15 mars të vitit 2018.