Kjo është Struga jonë-Ibrahim Abedini

                              Nga: Poeti Strugan

Kjo është struga jonë

Nuk është do si do

Siç e mendonë bota

Apo, siç e do zakoni,

Aty ka më shumë një rregull

Si për ujkun që do mjegull…

Si xhandarët më një vakët

Çallëmin kur e shisnin

Rimorkiatorin me timon 

Rrotull sokakëve e shëtisin

Kërkojnë gjak të thithin…

Nuk jan qentë endacakë 

Në prizmën e syrit,

Në mëndjen e kokës

Denari ju hedh valle

Se të marrin shpirtin,

S´të pjerdhin në halle…

Qyteti ”moderrn”-

I vogël, i bukur si ari

Që djeg por si zjarri.

Struga zbrazet për çdo ditë

Po të zuri barku, 

S´gjen ale për t´u dhitë…

E mbushur me ujqër mali

Të fortë me pushtetStrugaLajm

Të azdisur por si kali

Për komb e për fe, 

Kan vetëm denarin

Po të bëjnë yqëm, 

Të vën dhe litarin…

Shqiptarët ëndërronin

Një jetë në liri

Ku makinën të parkonin

Pa derdhur lotë në sy.

Po ja që vjen dënimi

Pa pritur, si rrufe

Sëpari nga joti

Pastaj edhe nga Zoti…StrugaLajm

S´vlen më thënia e vjetër,

”joti të ha mishin dhe eshtrat të lë”

As edhe thënia, ”frika i ruan vreshtat”

S´pyesin të pa ngopurit,

Të hanë mishin me gjithë eshtrat…

Nuk ka pa lekë asnjë parking

Ske ku të vësh bythën, 

E tëra është tym

Ngritja e makinave është marketing,

Është biznes me levërdi, 

E fituar me tender

Që i fusin frikën fukarasë së mjerë

Arratin të marrë një dit e më parë

O qyteti i bukur, të vjen për të qarë…

Po ku ka në botë një qytet si struga

Që nga frika për të parkuar, 

Në fyt të ngec edhe buka.

Po e le makinën vetëm një minut

Se, ku i dihet rastit, zori ska udut

Të vjen rimorkiatori nga prapa ta fut…

Ka apo nuk ka parkingje pa lekë,

Vërrejtje s´të tërheqë

Të zbërthenë rrypin,

 Të lë dhe pa brekë.

Ligj edhe zakon është rimorkiatori

Po s´i pate lekët, 

S´të shpëtonë as doktori…

Nuk është një ëndërr, 

Nuk është as shaka

Është strugë evropjane,

Jeshile, pa gazra, pa makina

Parkingjet le të mbesin në fshatra

Rregullin e vë rimorkiatori

Kleopatra, diktatori…

                   Poeti Strugan

                   2022/Fror


Loading...
loading...