SOT NDËRROI JETË ISMAIL KALIQI MËSUESI MISIONAR NGA STRUGA

SOT NDËRRON JETË MËSUESI i VEGJËLISË:
ISMAIL KALIQI 😰
Në këte ditë të përhimtë e me riga shiu, jehoi lajmi i dhembshëm për largimin nga kjo jetë e doajenit të arsimit shqiptar; MËSUESI i devotshëm i cili mbi 40 vite rresht, rrezatoi dritë e u dha diturinë nxënësve të shumë e shumë gjeneratave ndër fshatrat e Dervenit, në rrethinën e Shkupit e më gjërë. I ardhur nga Struga si edhe shumë strugan tjerë, Ai me përkushtim të devotshëm të misionarit,ndoqi rrugën e Migjenit tonë të madh.StrugaLajm

Lamtumirë Ismail KALIQI jon i urtë e i dashur,Ti je shembulli më i mirë i mirsisë😥.
Ike pa gamë e me urtësi, ashtu siç ishe edhe vetë nga natyra.
– Nga një atak në zemër, shkoi pa një lamtumirë.
U prehsh në paqë në vendlindjen Tënde, në Koroshishtë të Strugës pran të parëve Tu !
Ngushllime familjarëve, kolegëve e miqsisë 🙏
– Lavdi !
Sabaudin Zhuta

In : Aktuale

Loading...
loading...