Kjo pritet të jetë përbërja e qeverisë së re në Kosovë?!

Së fundi janë shtuar se LDK do ta formoj Qeverinë, në koalicion me AAK, NISMA dhe komunitetet, por pritet edhe përkrahja nga PDK.

Megjithatë janë dilemat se kush do bëhet kryeministër.

Gazetari i njohur Nebi Mërseli si njohës i zhvillimeve në Kosovë ka përmendur emra se kush mund të jetë kryeministri dhe disa nga ministrat.

“Perberja e re e Qeverise: (burime nga LDK-ja)
Isa Mustafa kryeminister. Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj e Behgjet Pacolli zevendeskryeministra. Skendrer Hyseni minister.i Jashtem. Agim Veliu minister.i Brendshem. Pal Lekaj minister i Shendetesise
Abdulla Hoti i Financave. Endrit Shala i Infrastruktures”, ka shkruar Nebi Mërseli në profilin e tij në rrjetet sociale.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Isa Mustafa deklaroi se nuk ka aspak dilema nëse do ta pranojë mandatin për formimin e Qeverisë së re të Kosovës, menjëherë pasi presidenti i shtetit Hashim Thaçi kërkoi nga partia e tij emër të kandidatit për kryeministër të ardhshëm.StrugaLajm

“Në momentin që plotësohen kushtet kushtetuese që LDK-së t’i ofrohet mandati dhe të arrijmë pajtim me partnerët për kriteret, LDK pa asnjë hezitim do ta pranojë mandatin për formimin e qeverisë”, ka thënë Mustafa.

Sipas tij, vendit i duhet qeveri me mandat të plotë që të përballet me Kovid-19 dhe me krizën ekonomike të shkaktuar nga pandemia.(INA)

In : Aktuale

Loading...
loading...