Koleksioni i veturave luksoze të Ronaldos që kap vlerën e 20 milionë eurove

Partnerja e superyllit të Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo, ka sjellë kamerat e Netflixit brenda villën 5 milionë funte (6 milionë euro) në dokumentarin disa pjesësh “Unë jam Georgina”.

Dhe në garazhin, Ronaldo ka shumë vetura luksoze. Në të vërtetë vlera e veturave në atë garazh sillet rreth 17 milionë funte (rreth 20 milionë euro).

Kamerat kapën në garazh superveturat e Ronaldos.StrugaLajm

Në njërën anë është Bugatti Chiron që kushton afro 2 milionë funte (2.4 milionë euro). Më pas është aty Ferrari 599 GTO, që ka vlerë 500 mijë funte (rreth 600 mijë euro) pasuar nga McLaren Senna me vlerë 750 mijë funte (rreth 900 mijë euro), shkruan “The Sun”.StrugaLajm

Image
Aty është edhe Rolls-Royce Cullinan me vlerë 300 mijë funte (360 mijë euro) dhe Rolls-Royce Phantom Drophead me vlerë afro 500 mijë funte (rreth 600 mijë euro).

Në anën tjetër është Bugatti Veyron me vlerë 1.5 milionë funte (rreth 1.8 milionë euro), një Mercedes-Benz S65 AMG i bardhë me vlerë 200 mijë funte (rreth 240 mijë euro), një McLaren MP4-12C me vlerë 220 mijë funte (mbi 260 mijë euro) dhe Lamborghini Aventador me vlerë 270 mijë funte (mbi 320 mijë euro). Po ashtu është Merc G-Wagon Brabus në vlerë 600 mijë funte (afro 720 mijë euro), të cilën Ronaldo ia ka bërë dhuratë Georginas.

Ronaldo njihet si adhurues i madh i veturave luksoze. Vetura më e lirë në koleksionin e tij është Chevrolet Camaro me vlerë rreth 40 mijë funte (rreth 48 mijë euro).


Loading...
loading...