Suedia heq kufizimet ndaj korona virusit nga java e ardhshme

Nga java e ardhshme Suedia do të heq kufizimet e vendosura për parandalimin e përhapjes së pandemisë edhe kundrejt numrit rekord të të infektuarve. Ata vlerësojnë se vaksinimi me dozën e tretë do të ruaj numrin e të shtrirëve në spital në nivel.

Suedia deri më 9 shkurt kishte pasur disa kufizime si mbyllja e hershme e bareve dhe restoranteve si dhe kufizim për grumbullimin e më shumë se 500 personave në hapësira të mbyllura.StrugaLajm

“Është koha përsëri të hapet Suedia”, ka thënë kryeministrja Magdalena Anderson.StrugaLajm

Sipas saj shkalla e infektimit do të ngel e lartë për një kohë të gjatë, por pasojat më të këqija të infektimit janë pas nesh.

Suedia vazhdon të regjistrojë numër rekord të rasteve të të infektuarve. Ndryshe ky shtet kishte zgjedhur qasje të veçantë, më pak të ashpër se sa vendet tjera, duke u bazuar në vet disiplinë të njerëzve në respektimin e distancës fizike dhe masave higjienike, por më pas filloi të zbatojë edhe kufizime më të ashpra

In : Aktuale

Loading...
loading...