Komandanti-Shkëlzen Halimi

KOMANDANTI


Unë s’merrem me politikë. (Pauzë) S’merrem me politikë…Është bërë e bezdisshme. Mos atë, mos këtë, jo atje, po këtu. Njëri thotë: rri larg politikës…, tjetri: se politika është lavire…një tjetër: kujdes se edhe muret kanë vesh… nëna: pa politikë gjumë është më i rehatshëm…babai: në maje të hundës më ka ardhur politike…. Jam lodhur nga këto broçkulla…jam lodhur…shumë jam lodhur… Politika s’të pyet për asgjë…ose ta thyen shtyllën kurrizore…ose të flak përgjithmonë…Por, por… (trimërohet)… do të shkoj në mal për të luftuar, se vetëm lufta i zgjedh të gjitha problemet, mbase edhe çështjen kombëtare….

PROFESORI
E me kë do të luftosh?

KOMANDANTI
Me armiqtë?StrugaLajm

PROFESORI
Ku janë armiqtë?

KOMANDANTI
Nuk e di… ndoshta do të paraqiten diku…ndoshta do të dalin në sipërfaqe…StrugaLajm

LALA
Sipas ideologëve, armiqtë i kemi kudo. Nëse nuk janë kudo, atëherë do t’i prodhojmë, se s’bën ndryshe. Nuk jetohet pa armiqtë.

SHUKI
Kur s’ka armiq, s’ka as patriotë.

(Fragment nga drama STACIONI)

In : Aktuale

Loading...
loading...