Aktuale
MSh: Rritet interesimi për imunizim, dje janë aplikuar mbi 17 mijë vaksina
Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 17.679 qytetarë, 8.030 prej të cilëve kanë pranuar dozën e parë, ndërkaq numri i personave të vaksinuar në vendin tonë shkon në 543.597 persona, transmeton Alsat. Sipas statistikave të Ministrisë, në vend gjithsej janë aplikuar 982.645 doza të vaksinave, ndërkaq janë rivaksinuar 439.048 qytetarë.