Komuna e Dibrës shpall tri ditë zie

Dibra sot i dha lamtumirën kryetarit të komunës së saj, Ruzhdi Latës, i cili pas një sëmundjeje të shkurtër dhe të vështirë vdiq dje në moshën 65 vjeçare.

Anëtarët e familjes, një numër i madh i të afërmve dhe miqve të tij dhe përfaqësues të institucioneve, kryetarëve të komunave, muftive dhe imamëve nga Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova, morën pjesë në mbledhjen përkujtimore të mbajtur në Qendrën për Kulturë.

Më herët Këshilli i Komunës së Dibrës mbajti seancë të jashtëzakonshme ku shpalli tri ditë zie për shkak të vdekjes së kryetarit të saj.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...