“Komunalja”në aksion pastron varrezat ortodokse të Strugës(Foto)

Ekipet e NP Komunale-Strugë vazhdojnë me veprimtaritë e rregullta për mirëmbajtjen e varrezave të krishtera të Strugës,si në raport me higjienën ashtu edhe në raport me mirëmbajtjen e hapësirave të blerta njofton kjo kompani në faqen zyrtare.
Në kuadër të atyre veprimtarive hyjnë edhe kositja e rregullt e hapësirave me barë rreth varrezave,shëtitoreve dhe pastrimin e bordurave anësore.Gjithashtu në kuadër të rregullimit të kopshtarisë është mbjellur lule sezonale e lulishteve dhe pemë të shkurtra.Në periudhën në vijim do të riparohen shportat ekzistuese për mbeturina,ndërsa nëpër disa vende të caktuara do vendosen të njëjta.

StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...