Kongresi i Manastirit ka vënë gurthemelin e gjuhës standarde shqipe

Nëntori është muaji i festave më emblematike të shqiptarëve në trojet e tyre dhe në mbarë botën,ku ata jetojnë dhe veprojnë.Pas luftërave të pareshtura që ky popull përjetoi nga armiq të ndryshëm,iu deshën që katër vite para shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë,që Elita e kombit të përpilonte një Alfabet,me të cilin gjithë shqiptarët do të shkruanin gjuhën dhe historinë e tyre shekullore.Dhe kështu ndodhi.Më datë 14 Nëntor gjer më 22 Nëntor të vitit 1908, në qytetin e kulturës shqiptare, në Manastirin legjendar u takuan Elita e këtij poplli,të ardhur nga shumë qytete shqiptare dhe 50 prej tyre ishin zgjedh delegatë të Kongresit,intelektualë me profesione të ndryshme,prej të cilëve 32 kishin të drejtë vote dhe 18 pa të drejtë vote.

Në Kongres u propozuan mbi pesë alfabetë të ndryshëm dhe pas disa ditësh Komisioni në krye me Gjergj Fishtën vendosën për Alfabetin që kemi ne sot me shkronja latine.Kryetar i Kongresit u emërua patrioti Mit‘hat Frashëri,i biri i Abdyl Frashërit,ideologut të Lidhjes së Prizrenot.Klubi „Bashkimi“ në Manastir u bë selia e tyre.Në vitin 1970,38 vite më parë, një grup studentësh të drejtimit të Gjuhës dhe Letërsisë shqiptare nga Universiteti i Kosovës,në krye me Profesor Ramiz Kelmendin(i ndjerë), organizuam një udhëtim me autobus me destinacion Manastirin,enkas për ta vizituar objektin ku u mbajt Kongresi i Alfabetit.Pas shumë peripetishë e gjetëm këtë objekt,që në atë kohë ishte vetëm një pllakë e vjetër përkujtimi e shkruar në dy gjuhë shqip dhe maqedonisht,ndërsa objekti ishte shndëruar në çerdhe fëmijësh maqedonë.Bëmë fotografi dhe vazhduam të gjurmonim edhe për shkollën ku kishte mësuar Migjeni,por më kot,sepse vendasit as që kishin dëgjuar për këtë emër e për këtë shkollë.Ky Kongres historik do kujtohet nga shqiptarët edhe shekuj me radhë,por ne shqiptarët nuk duhet të jemi kaq kopracë dhe duhet të ndërgjegjësohemi sadopak,të bashkuar dhe unikë të finansojmë për meremetimin e këtij objekti historik dhe me shumë vlerë dhe të mmos e lëmë në mëshirën e fatit dhe
mos shpresojmë nga ky shtet.Dua të theksoj se pas Kongresit shqiptarët anë e mbanë botës shkruanin me këtë alfabet me shkronja latine dhe na kuptonte bota e civilizuar,por kjo arritje i pengonte botës sllave,turke dhe arabe dhe për pak vite pas Kongresit filluan përndjekjet,maskrimet dhe degëdisjet,vrasjet, helmimet dhe internimet nga më barbaret të të gjithë pjesëmarrësve të këtij Kongresi,gjersa i likuiduan dhe nuk i lanë as varre për t‘i njohur dhe përkujtuar.StrugaLajm

Shqiptarë kudo që jeni,e gëzofshi festën e Alfabetit! StrugaLajm

Shkruan:Asan Asani

In : Aktuale

Loading...
loading...