“Kontributi i mërgatës shqiptare të Maqedonisë në shtetëformimin e Kosovës”

Prof. Dr. Nebi Dervishi

“Kontributi i mërgatës shqiptare të Maqedonisë në shtetëformimin e Kosovës”

Më 17 shkurt 2024 mbushen plotë gjashtëmbdhjetë vjet të rrugëtimit historik të Shtetit të Kosovës, i shpallur më 17 shkurt 2008 dhe i konfirmuar në vitin 2010 nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë së Hagës në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, si proces i pandalshëm do të kaloi nëpër disa faza: fillimisht me atë të shkëputjes nga ripushtimi serb, që Kosovës iubë me rrënimin e dhunshëm të autonomisë nga ana e Beogradit, më 23 mars 1989, pastaj me Referendumin për Pavarsi të shtatorit të vitit 1991, që për pasojë pati krijimin e shtetit paralele, si edhe kohën e protektoratit ndërkombëtar, të vendosur në përputhje me rezolutën 1244 të KS të OKB-së më 10 qeshor 1999.

Nuk duhet harruar se këtyre fazave u parapiu shfaqja e kërkesës për Republokën e Kosovës, në demostratat e nëntorit të vitit 1968 në Kosovë , të Demostratave të 22-23 dhjetorit 1968 në Tetovë, të cilat u organizuan nga elita intelektuale dhe politike e kohës, e cila rrëzimin e Rankoviqit dhe ndryshimet që i solli klima e re politike i pa si një mundësi të madhe për avancimin e pozitës kushtetuese të Kosovës në drejtim të subjektit federative, me çka do të lirohej nga tutela e Serbisë

Në të gjitha fazat e këtij rrugëtimi historik të Kosovës drejt Pavarsisë, një kontribut të veçantë ka dhënë edhe mërgata shqiptare nga Maqedonia. 

Shqiptarët që jetojnë në trojet e tyre etnike në Maqedoni në pamundësi që të sigurojnë ekzistencën në vendin  e tyre, kanë marrë rrugën e kurbetit. Shumica e tyre tani jetojnë familjarisht shteteve të perëndimit dhe në SHBA.

Gjatë periudhës së komunizmit rrugën e perëndimit e kishin trasuar politika e njëmendësisë e cila ndaj çdo frymii shqip ishte diskriminuese. Asaj kohe shqiptarëve iu mohohej skolla, gjuha,kultura, madje nuk flitej për përfaqësim dhe punësimin e tyre. Pas shpërbërjes së RSFJ-së, të cilën e përbënin gjashtë subjekte të barabarta, Republika SOcialiste e Maqedonisë për shumë arsye, (ndër to ishte se krijesë artificial pas vitit 1944 nga Tito), nga faktori ndërkombëtar u quajt FYRO, emër ky që ishte deri para një viti kur u pagëzua me emrin e ri, Republika e Maqedonisë Veriore. Në këtë republikë jetojnë afërsisht rreth 800 mijë shqiptar etnik duke iu referuar numrit të përgjithshëm të muslimanëve, i cili sipas Bashkësisë islame të Maqedonisë është rreth një milion e dyqind mijë, kurse rreth një milione të tjerë janë: sllavomaqedonas, vlleh, boshnjak, serbë, romë, turq, bullgarë dhe të tjerë.

Një numër relativisht i madh shqiptarësh të Maqedonisë së Veriut sot jeton jashtë trojeve të veta etnike dhe është pjesë e diasporës shqiptare. Kjo diasporë, e formuar gjatë shekujve dhe e shtrirë në shumë vende të botës, që nga Evropa e deri në Amerikë e në Australi, u zgjerua shumë pas Luftës së Dytë Botërore. Në vitet 1944 – 1945 pati një emigracion të ri politik, si nga Shqipëria për shkak të vendosjes së dikaturës komuniste ashtu edhe nga Kosova e viset e tjera shqiptare në Ish-Jugosllavi për shkak të politikës shoveniste e antishqiptare të Beogradit.

Shqiptarët e Amerikës, por jo vetëm, kontributi i të cilëve ishte rreze drite për bashkëkombasit e tyre në trojet e origjinës, u bënë faktor kyç në çlirimin e Kosovës, të promovimit të paqes, demokracisë dhe formësimit të imazhit të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Të ballafaquar me vështirësitë dhe vuajtjet shpirërore që u slli “toka e ëndërrimeve të mëdha”, shqiptarët atje ndoqën hapat e të madhit Fan Noli, i cili më 1906, i nxitur dhe i përkrahur nga atdhetarët (patriotët), u nis për në SHBA, me qëllim që të ndihmonte në organizmin dhe në bashkëpunimin e shqiptarëve të mërguar atje.ata s’reshtën së vepruari për çështjen kombëtare. Gjatë gjithë periudhave historike të krizave, mërgata shqiptare, në mesn e të cilës ishin edhe mërgimtarët shqiptarë nga Maqedonia, dha çdo gjë nga vetja, dhanë djersën dhe gjakun e tyre. Nuk duhet harruar që lbet shqiptare nëpër botë, veçanërisht lobi shqiptar – amerikan, bënë për vete kongresmenë, senator dhe mbarë opinionin e gjërë, përmes të cilëve e faktorizuan kauzën tonë kmbëtare, gjenocidin që ushtronte pushteti serb mbi shqiptarët e Kosovës, në të gjitha etapat e historisë sonë, ata i dhanë mjaft Kosovës qoftë në rrafshin ushtarak, ekonomik e diplomatic në avancimin dhe ndërkmbëtarizimin e kërkesave të popullit të Kosovës.

Ngritja në piedestal e mërgatës shqiptare në Amerikë dhe gjetiu, në asnjë moment nuk e vë në dyshim heroizmin dhe kontributin e gjithë shqiptarëve të cilët duke mos i lëshuar trojet e tyre mbrojtën çdo pëllëmbë të Kosovës, mbrojtjen dinjitetin dhe krenarinë shqiptare. Mërgimtarët shqiptarë në Amerikë, të ndjekur dhe të denigruar nga qëllimet kolonizuese të regjimeve të shteteve fqinje, ata jo vetëm që nuk i harruan familjet e tyre në vendlindje, por nuk e harruan as kulturën, as traditat dhe as çështjen kombëtare.

Individë, e grupe të ndryshme shqiptare atje, afirmuan, sensibilizuan dhe ndërkombëtarizuan çështjen mbarëkombëtare, tek qarqet më relevante politike në Amerikë, por edhe në vende të tjera të botës së civilizuar demokratike, deri në çlirimin e tokës së Kosovës, e që merita të veçanta kanë veprimtarë të palodhshëm siç janë: Jozef Diograndi, Vëllezërit Xhem (Xhim), Prof. Sami Repishti, Bruno Selimaj, etj, si dhe nga mërgata shqiptare në Maqeonia, si” Zijadin Qira, Olloman Sela e qindra të tjerë që nuk pushuan për asnjë moment për çështjen shqiptare në Kosovë e më gjerë.StrugaLajm

Edhe pse jemi në mes të dhjetëvjeçarit të tretë të shekullit XXI, njohuritë për diasporën tonë sot nuk janë të  plota, duke u nisur që nga shkaqet e formimit të saj dhe pasojat për trungun gjeokombëtar dhe deri te numri dhe shtrirja teritoriale e pjesëatëreve të saj, pozita sociale dhe ekonomike në vendet e ngulitjes dhe në shoqëritë e tyre, problemi i adoptimit, i nostalgjisë, i integrimit, i asimilimit, i identiteit, i sjelljeve, i lidhjeve me vendlindjen dhe i mundësive të mërgatës për t’i ndihmuar trojet e para etniko – gjeografike, etj. Për disa pjesë të komunitetit, qoftë në Europë, qoftë në “Botën e Re” (SH.B.A, Kanada, Australi), mungojnë madje edhe informatat më elementare. Të dhëna dhe fakte ë bollshme për diasporën tonë në SHBA na ka dhënë publicist dhe gazetari Vehbi Bajrami, në librin e Vëllimshëm “Shqiptarët e Amerikës”. Libri është një gazetari hulumtues e llojit të vet (suigeneris) si intervista, reportazhe shënime për aspekte të ndryshme të jetës së personaliteteve të shquara shqiptare etj., e vlefshme edhe për shekncën e historisë. 

Një kontribut shumë të madhë për njohjen e mërgatës shqiptare dhe veprimtarinë e saj në diaspr e bënë sudjuesi dhe historian Qerim Lita, i cili ka botuar një sërë dokumentesh për këtë problematikë.

Në vitin 2015 në gazetën “Koha” do të botoi një document që e përshkruan pozitën dhe aktivitetin e emigracionit politik shqiptar në Republikën e Turqisë dhe në Botën Perëndiore.

Dokumenti gjendet në Arkivin Shtetëror të Republikës së Maqedonisë së veriut, njësia në Shkup. Hartuesi i këtij dokumenti është kmiteti Republikan për Maredhënie me Botën e Jashtme të RS të Maqedonisë. Fillimisht në të jepet një historik i shkurtër për krijimin e mërgatës shqiptare, e cila siç thuhetnë të, erdhi si rrjedhojë e shpërnguljeve të dhunshme të popullsisë shqiptare për në Turqi (por jo vetëm), nga pushtuesi serb, menjëherë pas luftrave Ballkanike si dhe midis dy luftrave botërore. Është me rëndësi të vihet në dukje, se hartuesit e këtij dokumenti në një farë mënyre e pranojnë se shpërnguljet masive të popullsisë shqiptare për në Turqi pati edhe pas Luftës së Dytë Botërore, përkatësisht gjatë periudhës kohore 1953 – 1966. Më pas në dokument, orfohen të dhëna për mërgatën shqiptare  në Perëndim, përfshi këtu edhe organizatat edhe shoqatat e ndryshme politike, të cilat ndahen në grupe dhe atë: organizatat dhe shoqatat të emigracionit shqiptar me orientim pro – jugosllav dhe organizatat politike shqiptare me orientim anti-Jugosllav e antikomunist.

Në radhët e këtij emigracioni politik bënte pjesë edhe një numër i madhë intelektualësh të shkolluar në Evropë, si Mentor Hamdi Ohri Çoku), etj., të shkolluar në Evropë dhe të njohur për atdhetariziëm, që zemërthyer u detyruan të lirim atdheun dhe të merrnin rugët e vështira të kurbetit.StrugaLajm

Pas demostratave të vitit 1981, në Kosovë dhe në viset e tjera shqiptare jashtë kufijve shtetëror u intensikuan ndjekjet kundër veprimtarëve të Lëvizjes Kombëtare, sidomos kundër intelegjencës shqiptare, filloi një valë e re e emigrimit politik, meqë Kosova u vëndua nën administrimin ushtarak. Aty do të suprimohen të gjitha organet legale dhe do të kufizohet së tepërmi veprimtaria arsimore, kulturore dhe informative në gjuhën shqipe.

Krahas emigracionit politik, duke filluar sidomos në vitet 60 të she. XX, nga Kosova dhe viset e tjera shqiptare n ëish- Jugosllavi, e sidomos nga trevat lindore shqiptare (pjesa perëndimore e Maqedonisë Veriore), u shtuan mjaft dhe eigracioni ekonomik që përbëhej nga të quajturit punëtorë me punë të përkohëshme. Emigraconi ekonomik u zgjerua më tej në vitet 80-90 të shek. XX për shkak të përjashtimit masiv nga puna të shqiptarëve në Kosovë dhe në viset e tjera lindore shqiptare. 

Një numër i madh shqiptarësh nga Maqedonia e Veriut sot jeton në vendet e nryshme të Evropës së zhvilluar, sin ë Zvicër, në Gjermani, në Belgjik, në Itali, në vendet Skandinave, etj. Edhe në SHBA nga Maqedonia e Veriut kanë emigruar shumë shqiptarë. Megjithëse në kushte emigracioni, shqiptarët e vendosur në vende të ndryshme të botës, duke vazhduar tradiën e mëparshme, kanë zhvilluar e zhvillojnë një veprimtari të rëndësishme atdhetare, shekencore dhe artisitike në të mirë të Çështjes kombëtare dhe të popullit shqiptar, sidomos për Kosovën e cila ishte e robëruar. Pothuajse në të gjitha vendet ku ndodheshin shqiptarëte mërguar, janë formuar dhe kanë vepruar klube, shoqëri e parti të ndryshe, në të cilat padyshimin më të vogël kanë vepruar edhe mërgimtarë nga Maqedonia e Veriut, të cilat kanë ndihmuar për orgaizimin e veprimtarisë patriotike të diasporës shqiptare.

Pjesa më e madhe e eigracionit politik shqiptar u bashkua në organizata të tilla, si: Balli Kombëtar, Legaliteti, Lidhja Kosovare, Beslidhja shqiptare, etj. Përveç Federatës Panshqiptare, “Vatra”, që ishte formuar që në vitin 1912, në SHBA u formua edhe organizata Shqipëria e Lirë dhe shoqëri të tjera, në mesin e të cilave u dallua sidomos Liga Qytetare Shqiptare – Amerikane menë krye ish Kongresistin Xhozef Diogardi.

Në Evropën Perëndimore, veprimtaria patriotike e Shqiptarëve të Kosovës dhe të viseve të tjera të ish- Jugosllavisë është udhëhequr nga Lëvizja Nacionalçlirimtare e Kosovës dhe viseve Shqiptare në Jugosllavi (LNÇKVSHJ), nga Organizata Markiste – Leniniste e Kosovës (OMLK), Partia Komuniste Marksiste – Leniniste e Shqiptarëve në Jugosllavi (PKMLSHJ), të cilat e kishi qendrën në Kosovë.

Një muaj pas vrasjes së Vëllezërve Gërvalla (Jusuf e Bardhul) dhe Kadri Zekës, më 15 janar 1982 organizatat e përmendura u bashkuan dhe formuan Lëvizjen për Republikë Shqiptare në Jugosllavi. Më 1984 në Bruksel filloi të funkcionojë Komiteti i Kosovës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, i cili ka dhënë një ndihmesë të çmuar për informimin e opinionit public e të organizatave ndërkombëtare dhe për kontaktet me Parlamentin Evropian dhe me Bashkësinë Evropiane. Veprimtari të ngjashme ka zhvilluar edhe Komiteti i Kosovës për Informimin e Opinionit botëror, që u formua më 1986 në Gjenevë të Zvicrës. Rolë të rëndësishëm do të luajnë edhe degët e Lidhjes Demokratike të Kosovës që do të formohen nga gjysma e dytë e vitit 1990 e këtej në Gjermani në Austri, në Zvicër, në Suedi, në Norvegji, etj., ku sipas dokumenteve që i kam nëpër duar, kamë adresuar dhe kamë dhënë kontributin e tyre material edhe mërgata shqiptare nga trevat lindore.

Me këtë veprimtari të shumëanshme, diaspora shqiptare përgjithsisht, pra edhe ajo nga Maqedonia në veçanti, ka dhënë një ndihmesë shumë të çmuar për demaskimin e diktaturës komuniste në Shqipëri, për denoncimin e shkeljeve të të drejtave njerëzore e kombëtare të shqiptarëve në Jugoslavinë e Titos e në Greqi, për sensibilizimin e opinionit publik e diplomatik lidhurme çështjen e Kosovës dhe të viseve të tjera shqiptare në ish-Jugosllavi, për çështjen e Çamërisë dhe për të ndihmuar materialisht familjet e veta dhe veprimtaritë politike e kmbëtare në Kosovë dhe në diasporë. Edhe shqiptarët të mërgatës nga aqedonia Veriore do të kontribojnë vullnetarisht me tre (3) përqindëshin nga të ardhurat e tyre në fondin e Qeverisë së Kosovës. Përveç kësaj, mjaft familje, në formë të ndihmës solidare, ndër vite mbanin materialisht familjet shqiptare e turke, pa pasur asnjë lidhje farefisnie me to. Një ndihmesë të veçantë kanë dhënë për çështjen kombëtare mësimdhënësit shqiptarë në diasporë, shumica e të cilëve e kanë kryer misionin e tyre të lartë në gjuhën amtare pa shpërbli. Për shkak të veprimtarisë së dendur politik kulturore, emigracioni shqiptar ka qenë objekt i një lufte të pamëshirshme nga ana e Shërbimit Informativ Jugosllav dhe nga Sigrurimi i Shtetit Komunist shqiptar.

Por, megjithatë, ëprpjekjet e segmenteve antishqiptare nuk i ndalan aktivistët e mërgatës shqipare, e sidomos lobistët shqiptarë në SHBA, që çështja e Kosovës të diskutohet në Shtëpinë e Bardhë, në Senat, në Kongres, etj. Për ata kombi ishte një dhe pa diferencime krahinore, religjioze, politike apo shoqërore, e sidomos lobistët shqiptarë në SHBA, që çështja e Kosovës të diskutohet në Shtëpinë e Bardhë, në Senat, në Kongres, etj. Pë rata kombi ishte një dhe pa diferencime krahinore, religjioze, politike apo shoqërore. Çlirimi i atdheut ishte objektivi madhor, jo vetëm për t’i kthyer popullit shqiptar lirin e mohuar nga armiqtë tanë, por edhe për të çliruar trojet etnike të pushtuara padrejtësisht. Çlirimi i Kosovës dhe trojeve të tjera shqiptare ishte ideali i tyre, për të cilët SHBA-të mbetën e vetmja shpresë që und të besonin dhe ndihmonin në kauzën tonë të drejtë për liri e pavarsi, e që u bë realitet me Kosovën e pavarur, gjashëmbëdjetë vjet, më parë më 17 shkurt 2008.

Por, pas tërë këtyre viteve shtet e demokraci, është radha e Kosovës dhe Shqipërisë që t’i kthejnë “borxhin” mërgatës sonë, jo thjesht borxhin material, sepse kontributi i tyre nuk mund të materializohet, por, mbi të gjitha borxhin moral e institucional. Shqiptarët e Amerikës, por jo vetëm ato, ku padyshim hynë edhe mërgata shqiptare nga Maqedonia e Veriut, meritojnë mirënjohje të përjetshme. 

Gwzuar Kosovw Paarsinw Kosovw ndwr vite dhe shekuj…

Strugë

12.02. 2024 

Prof Nebi Dervishi


Loading...
loading...