Koroveshoska:Omicron regjistrohet në Strugë

Në Strugë është regjistruar rast i infektimit me llojin e ri të virusit korona Omicron, kanë konfirmuar për Alsat nga Qendra për Shëndet Publik nga Ohri. Ai është një i moshuar, një rast asimptomatik dhe aktualisht ndodhet në izolim. Ai nuk ishte plotësisht i vaksinuar me dy doza. Ky është rasti i dytë i konfirmuar zyrtarisht me Omicron në Maqedoni, pasi javën e kaluar u zbulua nga një shtetas i ardhur nga Britania e Madhe.

“Burri erdhi për t’u testuar për udhëtim dhe gjatë atij kontrolli rutinë që duhet bërë gjatë udhëtimit, duhet bërë një test PCR për personat që nuk kanë marrë dy vaksina kundër infeksionit Covid. Gjatë atij depistimi, u zbulua se personi ishte i infektuar me Omicron. Nuk dihet burimi, ai nuk e di se nga e ka marrë infeksionin. “Për shkak se në rajonin e Strugës kemi shumë mysafirë nga vendet tjera, të cilët janë punëtorët tanë mërgimtarë, ndoshta disa prej tyre mund të jenë burim i infeksionit nga Omicron”, tha Jovanka Strulakova Koroveshkoska-epidemiologe.StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...