Korrupsioni po lulëzon në Maqedoni

Korrupsioni ekziston gjithandej por gjendja në Maqedoni është më alarmante. Ky shqetësim është shprehur nga zv/ambasadorja amerikane në Shkup, Micaela Schweitzer-Bluhm. Ajo shtoi se shteti duhet të marrë hapa të shpejta në luftën për parandalimin e korrupsionit. Kjo sipas saj, është një ndër arsyet që të rinjtë ikin nga vendi, transmeton Alsat-M.

“Lufta kundër korrupsionit kërkon vendosmërinë e të gjithë antarëve të shoqërisë. Unë ju mbështes për mundin tuaj për të mbajtur veten dhe institucionet tuaja larg korrupsionit. Unë ju inkurajoj të merrni hapa konkret për theksimin e mbështetjes të ligjit për informatorët nëpër universitete për të motivuar profesorët, stafin dhe studentët për të raportuar korrupsionin”, deklaroi Micaela Schweitzer-Bluhm, Zëvendës ambasadorja e SHBA-ve në Maqedoni.StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...