Një Shqiptar i lumturon suedezët me rastin e festave

Me afrimin e krishtlindjeve, kosovari Erkan Arapi do të sjellë gëzimin e festave të fundvitit dhe shumë dhurata në kryeqytetin e Suedisë, në rolin e tij si taksist babadimër.

Që nga viti 2004, Taxi Stockholm ka ofruar një shërbim në të cilin banorët mund të porosisnin një Babadimër për t’i vizituar familjarët e tyre dhe për t’i dorëzuar dhuratat në shtëpitë e tyre.

Një nga ta do të jetë kosovari Arapi që thotë se është shumë i lumtur që do të bëjë shumë njerëz të gëzohen.

Ai ka thënë për “thelocal.se” se kishte shkuar në Suedi më 1994 dhe pas 25-vjetësh është shumë i lumtur me shtetin e tij “të ri”.StrugaLajm

Të qenit taksist babadimër për dhjetë vjet i ka dhënë atij pasqyrim më të mirë brenda shtëpive të suedezëve për Krishtlindje.StrugaLajm

“Sa i përket Krishtlindjeve, këtu është shumë më ndryshe se në Kosovë, pjesërisht pasi në Suedi është traditë e festave në prag të 24 dhjetorit. Kosova është shtet multietnik andaj ka një miks të traditave. Nuk mund të krahasoni Krishtlindjet në Kosovë me ato në Suedi. Janë dy botë të ndryshme, të dyja të bukura në mënyrat e tyre”, ka thënë ai.

Sa i përket punës si “Taxi Santa”, Arapi është shprehur shumë i entuziazmuar.

“Mendoj se të qenit taksist babadimër në Suedi është puna më e lumtur këtu. E dua energjinë e kësaj pune”, ka deklaruar Arapi duke shtuar se nganjëherë nuk di se si t’u përgjigjet fëmijëve që i bëjnë shumë pyetje.

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...