Kovaçeski e bon një premtim:Autostrada Kërçovë – Ohër duhet dhe do të fitojë dinamikë

Po finalizohen punët e asfaltit në tunelin e autostradës Kërçovë – Ohër, ndërsa pjesë të aksit po vihen në komunikacion nën regjim të përkohshëm siç po përfundon ndërtimi. Është depërtuar në 95 për qind të trasesë, ndërsa në terren po punohet me mbi 800 punëtorë dhe rreth 400 makina.

Porosi që të ruhet dinamika dhe afati i vazhduar për ndërtim të autostradës deri në fund të vitit 2023 u bënë gjatë kontrollit të sotëm të punëve ndërtimore në tunel nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, zëvendëskryeministrat Artan Grubi dhe Fatmir Bytyqi, ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski dhe drejtori i NP për rrugë shtetërore, Ejup Rrustemi.

Kryeministri Kovaçevski porositi se kjo rrugë duhet dhe do të fitojë dinamikë dhe se në komunikimin e përditshëm me institucionet e përfshira në procesin e ndërtimit insiston që kjo të jetë prioritet. Përfundimi i autostradës, theksoi, është me rëndësi për Kërçovën, Strugën, Ohrin, Vevçanin, për vendbanimet përreth të cilat gravitojnë në këtë rajon, por edhe për tërë shtetin.

“Jam i vetëdijshëm se punëtorët të cilët e ndërtojnë këtë autostradë u përballën me shumë sfida në vitet e kaluara, për shkak të lëshimeve të mëdha në vetë projektin. U nevojitën vite në mënyrë që të depërtohen tunelet nën grykën Presekë. Punëtorët u përballën me shumë probleme në zemër të malit që plotësisht e zvarriti punën në terren, kështu që planet për punë duhej të adaptoheshin sipas kushteve të cilat i imponuan vetë kushtet në terren. Dhe ky ishte vetëm një segment që duhej të tejkalohej, traseja e gabuar, mosharmonizimi i dokumentacionit projektues dhe gjendja në terren, dislokimi i përçuesve, kabllot telefonike, instalacionet e ujësjellësit, objektet individuale dhe ekonomike, sepse ishin mu në trasenë e autostradës”, deklaroi Kovaçevski.StrugaLajm

Shiriti i djathtë i autostradës nga Trebenishtja drejt Ohrit, theksoi, ka përfunduar dhe është lëshuar në përdorim nën regjim të përkohshëm përveç tek vendi Podmolje ku po zhvillohen punë ndërtimore për sistemin kolektor.

Ministri i Transportit porositi se autostrada duhet të ndërtohet në pajtim me marrëveshjen me kryesin.StrugaLajm

“Mjetet i kemi, ekipet tona i ndjekin nevojat e kryesit, vetëm mbetet ndërtimi i fuqishëm në terren. Kur shumë konsideruan se ky projekt do të mbetet i ngujuar Qeveria i mënjanoi të gjitha mangësitë dhe vazhdoi ndërtimin. jemi të vetëdijshëm për nevojën e përfundimit urgjent të këtij aksi. Mbështetja nga kryeministri dhe nga Qeveria është e madhe dhe në atë drejtim me dinamikë të përforcuar vazhdojmë edhe në sezonin e dimrit”, deklaroi Boçvarski.

Sipas drejtorit të NPRRSH, Ejup Rrustemi, tuneli Kërçovë – Ohër do të jetë tuneli i ndërtuar sipas standardeve evropiane dhe botërore. Tuneli ka gypa, rrugët e të cilit janë me gjërësi prej nga 7,50 metra dhe katër kalime penguese, prej të cilave njëri është për automjete, ndërsa tre të tjerët janë për këmbësorë. Gjatësia e përgjithshme e gypit të djathtë të tunelit është 1994,5 metra, ndërsa i majti 2015,5 metra, apo gjithsej 4010 metra.

Autostrada Kërçovë-Ohër përbëhet prej pesë nënakseve, me gjatësi të përgjithshme prej 57 kilometrave dhe vlerë të paraparë prej 598 milionë eurove.

Ndërtimi i autostradës filloi në vitin 2014 në mandatin e Qeverisë së kaluar. Duhej të përfundonte deri në vitin 2018, por pas ndërrimit të pushtetit, sipas arsyetimit të institucioneve kompetente, për shkak të lëshimeve në projektim, me aneks të marrëveshjes afati ishte shtyrë deri më 30 qershor 2021. Edhe ai afat ishte vazhduar deri në fund të vitit të ardhshëm, gjithashtu me aneks të Marrëveshjes, në vlerë prej 598 milionë eurove.

In : Aktuale

Loading...
loading...