Kreu i Komunës së Vevçanit nuk do të lejojmë të ofendohen shqiptarët dhe muslimanët gjatë karnevalit

Vevçani është gati që më 12,13 dhe 14 janar të presë admiruesit e karnavaleve. Programi këtë vit do të fillojë në skenën e hapur teatrale ku bashkohen ritet pagane dhe bota moderne. Risi për këtë vit do të jetë përgatitja e ushqimeve tradicionale nga Branko Poposki. Maskat që për një vit mbahen të fshehta do të prezantohen më 13 janar, ndërsa të nesërme sipas riteve pagane maskat do të digjen me qëllim që të shkatërrohet ligësia.

Një detaj interesant që, sipas riteve të Vevçanit, ditët pas ndërrimit të viteve nuk janë të shenjta dhe atëherë djalli mund të dëmtojë më së shumti njeriun. Me qëllim që të mbrohen prej tij, njerëzit përpiqen të mos punojnë dhe të mos përdorin rite të caktuara. Në këtë mënyrë janë krijuar edhe Karnavalet, si përpjekje që njerëzit bashkërisht t’i kundërvihen të keqes- tha Dimitar Atanasovski- moderator.StrugaLajm

Kreu i Komunës së Vevçanit Jankovski thotë se pavarësisht se Komuna nuk i përgatit maskat, ka kërkuar nga organizatorët që të kenë kujdes dhe mos të ndodhin provokime sikur ato para disa viteve kur përmes maskave, veshjeve dhe improvizimeve ofendoheshin shqiptarët dhe myslimanët në përgjithësi.

Gjatë kohës që unë jam kryetarë komune nuk kanë ndodhur provokime të tillë. Në si Komunë e Vevçanit përpiqemi që të mos përfshihemi shumë në pjesën e maskimit, sepse kemi më shumë pjesën teknike të organizimit të karnavaleve. Përpiqemi te ndikojmë tek njerëzit që të mos ketë provokime të tilla- deklaroi Sasho Jankoski- kryetarë i Komunës së VevçaniStrugaLajm

Që nga viti 1993  Vevçani është pjesë e Asociacionit botëror të Karnavaleve dhe çdo vit vizitohet nga 10 deri në 20 mijë persona nga 50 shtete të ndryshme të botës. Edhepse kjo komunë nuk ka kapacitete për të akomoduar një numër kaq të lartë vizitorësh, kreu i Vevçanit thotë se afërsia me Strugën dhe Ohrin zgjidh këtë problem.

Përgatiti: Evi Shkopi

In : Aktuale

Loading...
loading...