Kronologji humbjesh dhe fitoresh…

Kronologji humbjesh dhe fitoresh…

1.
E pabesueshme, por dalë nga dalë po del në dritë marrëveshja e fshehtë e Konferencës së Rambujesë ndërmjet delegacionit kosovar ( i mbështetur fuqishëm nga të gjitha krahët e kastave politike të Shqipërisë) dhe Fuqive Vendimmarrëse Perëndimore, për ,,kurbanizimin” e të gjitha trojeve të pushtuara shqiptare, si kompensim për pavarësimin e Kosovës…Ky akt i turpshëm dhe i dënueshëm u nënshkrua, dhe fatkeqësisht, dita-ditës po jetësohet!
Nuk e kam pritur as unë dhe asnjë shqiptar, të vinte kjo ditë ndonjëherë. Aq më pak, që do vinte kjo kohë e shpërfytyruar, që ish bashkëveprimtarët dhe ish bashkëluftëtarët (pjesa dërmuese e tyre) e Kosovës së sotme, do të shisnin kaq lirë betimet e dhëna përpara Flamurit Kombëtar, që do të shisnin kaq lirë dhe paturpësisht çdo lloj ideali a delli ndershmërie, për një kolltuk të pandershëm dhe për një jetë më të rehatshme, pavarësisht ç’ndodh e ç’mund të ndodhë në pjesët tjera të Atdheut…Madje, kjo ironi jonjerëzore, bëhet edhe më e dhimbshme, bëhet edhe më e helmët, kur shohim nëpër ekrane televizive, tek ndajnë dekorata e kaparosen ,,fitimtarët” e të gjitha luftëra që u zhvilluan në trojet tona! Së paku, do t’ishte një akt gjysmëburrëror, nëse s’do hidhnin kripë me grushte mbi plagët që rrjedhin matanë ,,kufirit” dhe kërkojnë ndihmën e çdo shqiptari, siç iu përgjigjëm si trup i vetëm Luftës së Madhe të Kosovës!..
…S’do kisha dashur t’i përjetoj gjithë këto kohë që po jetoj, por ja që nuk është në dorën e njeriut jeta dhe vdeja ndonjëherë…Dikur, ushqeheshim në një sofër, ushqenim të njëjtat ëndrra, si jashtë dhe brenda Atdheut ,si jashtë dhe brenda burgut, ndërsa sot, sot bëhet ,,luftë” për krahina dhe pushtete të paqënë, fiktive, mjafton të sigurojë një grusht parash të ndotura! Këto veprime të dënueshme përcaktuan, domosdoshëm, edhe rezultatet e luftërave ( të aranzhuara dhe të kontrolluara nga të njëjtët personazhe) në Luginën e Preshevës dhe në ,,ijrm”, frytet e përgjakshme të të cilave po i ,,shijojnë” shqiptarët vendeorë…StrugaLajmStrugaLajm

2.StrugaLajm

Lexoni edhe ,,Platformën” folkloriste të Vetëvendosjes: Asnjë pasus nuk i përmend Trojet Shqiptare, aty përmendet decidivisht, si në Konferencën Komuniste të Bujanit, vetëm bashkimi i Shqipërisë dhe i Kosovës.
Por, çuditë e mëdha nuk parashikohen, ato ndodhin në kohën e vet, ato kanë kohën e vet, gjithnjë në të ardhmen, gjithnjë befasishëm, veç rrënjët i kanë të djeshme, në kohë të shkuar, në një të djeshme të padukshme, si rrënjë që janë, të fshehura nën dhè gjithmonë…Tani, meqënëse ,,fati” e dashka kështu, shqiptarët e pjesëve të tjera të Shqipërisë së robëreuar, të lënë mënjanë ,,platformat e gjuhës shqipe”, por të bashkohen, të kërkojnë ndihmën vëllazërore, jo të bajraktarëve të të ,, dy shteteve sovrane shqiptare”, por të popullit liridashës, dhe të luftojnë për mëvetësimin e çdo pëllëmbëtoke shqiptare, ndryshe, nesër do bëhet vonë…


Loading...
loading...