Dalin rezultatet e Llotarisë amerikane

Ora 18:00 e kësaj të marte është momenti kur shqiptarët që janë aplikuar për Lotarinë amerikane do të mësojnë nëse janë fitues.

Prej vitesh, fillimi i majit është kthyer në një ditë të rëndësishme për të gjithë aplikuesit, të cilët kërkojnë të jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Për këtë vit nuk ka ende të dhëna për numrin e aplikantëve, por gjatë vitit 2016 ishin 200 mijë aplikime nga Shqipëria.StrugaLajm

Por si të verifikoni nëse jeni fitues? Fillimisht duhet kodi personal, i cili është unik dhe ju është dhënë në momentin e aplikimit. Më pas, për të verifikuar duhet të shkoni në faqen e internetit “www.dvlottery.state.gov” dhe të plotësoni fushat e treguara në të.StrugaLajm

Nëse nuk do ketë fluks të madh kërkesash, që do të çojnë në bllokimin e faqes së internetit, atëherë në vetëm pak sekonda ju do të mësoni nëse jeni përzgjedhur apo jo për të kaluar në fazën tjetër të kësaj lotarie.

Me kalimin në fazën tjetër, ju do të njoftoheni lidhur me dokumentacionin që do të duhet të plotësoni dhe më pas për t’u paraqitur pranë Zyrës Konsullore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...