Krusheva, qyteza fantazmë, që duke u mbrojtur nga dominimi i shqiptarëve ngeli me 600 banorë

Reportazh nga Fërgim Demiri/INA

Krusheva, një qytezë e vogël e njohur për kryengritjen e Ilindenit dhe si “republika famoze” sot është shëndërruar në një vend fantazmë, dita ditës me pak banorë. Në kohën e Jugosllavisë dhe vitet e 90-ta, kjo komunë bashkë me zonat përreth, me theks të veçantë Zhitoshën, ishte me numër të madh të shqiptarëve. Në zgjedhjet e para lokale, Partia për Prosperitet Demokratik si parti e vetme atëkohë fitoi 11 këshilltarë komunal, duke qenë partia e dytë me përfaqësim të madh në komunë.

Por duke parë këtë ndikim të madh, shumë banorë të vendbanimeve shqiptare thonë se filloi skema dhe skenari i ndarjes së saj dhe se plani që ishte përgatitur ishte që vendbanime rurale të dominuara nga shqiptarët të ndahen dhe të formohet një komunë rurale shqiptare, e ndarë nga Krusheva si qytezë gjysmë urbane.

Rezistenca kundër dominimit shqiptar në Krushevë nga ana e strukturave politike të asaj kohe, u detektua qartë me iniciativën për hapjen e paralelet së parë në gjuhën shqipe në gjimnazin “Nikolla Karev” në Krushevë, që nxënësit shqiptarë të fshatrave, por edhe një pakicë e vogël në qytet të mos udhëtonin në Kërçovë, apo në komuna tjera.

Iniciativa atëherë nuk u përkrah dhe u penga nga njerëzit e LSDM-së së asaj kohe, ndër të cilët ishte Taki Fiti, kryetari aktual i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Maqedonase si dhe Niko Preshi, profesor në Gjimnazin e Krushevës. Ata e penguan këtë iniciativë, dhe nxënësit e tetvjeçares së Zhitoshës udhëtonin për në Kërçovë.

Edhe me ndarjen e parë territoriale u realizua skenari duke u formuar komuna e Zhitoshës si komunë rurale e ndarë nga Krusheva. Kjo komunë fshat sot është ndër më të varfërat. Në këtë komunë fshat pas disa viteve u hapën paralelet e gjimnazit të Kërçovës në godinën e shkollës fillore “Liria” në Zhitoshë.

Me ndarjen e fundit territoriale të vitit 2004, Zhitosha u shkri si komunë dhe iu bashkua komunës së Dollnenit. Zhitosha edhe kësaj radhe nuk iu bashkua Krushevës, ashtu siç duhet të jetë e drejt, dhe qëllimi ishte tejet i qartë.

Ky skenarë rezultoi fatal për vetë Krushevën, sepse edhe banorë vllehë dhe maqedonas nuk fshehin se kjo ndarje, pra siç kam shkruar plani i Fitit dhe Preshit, dy figura të njohura, ky i pari që dëshmohet me origjinë nga Voskopoja e Shqipërisë e lanë Krushevën të vdekur në planin ekonomik.StrugaLajm

Taki Fiti
Ky plan rezultoi të çoj drejt vdekjes Krushevën, pasi që nga 14 mijë banorë sa kishte dikur, tanimë kanë ngelur veçse 600 banorë, edhe ata shumica në moshë të thyer. A thua vallë Fiti dhe Preshi e kanë menduar këtë duke e shëndërruar qytezën fantazmë, vetëm se që të mos dominojnë apo mbipopullohen shqiptarët.

U shkatrruan dhe të mirat ekonomike që i kishte Krusheva. Pati mbi 30 fabrika dhe puntori, si fabrikën e Duhanit, fabrikën për prodhimin e arit, argjendit, dhe tuncit, fabrikën për prodhimin e kristalit dhe qelqit, mishtoret dhe thertoret e shumta mbi pesë, kombinatin ekonomiko-bujqësor me dele dhe lopë si dhe plantazhe, fabrikat për prodhimin e elektronikës dhe çfarë jo tjetër. Kanë mbetur dy hotele, por funksionon vetëm Hotel Montana, asgjë më shumë. Po të ishte vepruar ndryshe, duke lënë dhe pranuar realitetin siç është pa prerje cezariane dhe plane të mbrapshta, Krusheva sot ndoshta do të ishte një qendër turistike dhe ekonomike, për shkak të relievit dhe pozicionit të saj.

Ku shtrihet kjo komunë

Komuna e Krushevës është komunë që shtrihet në pjesën qendrore të Maqedonisë duke u kufizuar me Komunën e Plasnicës dhe Makedonski Brodit ne veri,në lindje me Komunën e Dollnenit dhe Komunën e Krivogashtanit në lindje,në jug kufizohet me Komunën e Mogillës dhe në perëndim kufizohet me Komunën e Demir Hisarit dhe Komunën e Drugovës. Qendra e komunës gjendet në qytetin e Krushevës.

Sipas të dhënave në faqen zyrtare të kësaj komune aty jetojnë mbi 5600 banorë, kryesisht me maqedonas e vllehë në vendbanimin urban, por edhe me shqiptarë, boshnjakë, turq dhe serb. Në këtë komunë vetëm një këshilltar është nga radhët e BDI-së. (INA)

In : Aktuale

Loading...
loading...