Kryetari i Kumanovës mes lotëve: Personat përgjegjës për shëndetin tonë, gënjejnë (VIDEO)

 Kryetari i Kumanovës Maksim Dimitrievski mes lotëve në një intervistë në emisionin “E dua Maqedoninë” në Televizionin Sitel tha se vetmja punë e sigurtë që mund të mbështetet në jetën e tij është familja e tij, transmeton Zhurnal. Ai mes tjerash tha se personat që janë përgjegjës për shëndetin e qytetarëve po gënjejnë rëndë.

“Mendoj se familja është e vetme ku mund të mbështeteni në këto momente. Po luhen lojëra të pista në momente të rënda për të gjithë ne për të cilën do të ia lë kohës se kush ka të drejtë. Në gjithë këtë konglomerat të qytetarëve të papërgjegjshëm, mund të them vetëm një gjë e ajo është se po gënjejtë rëndë persona që dëshirojnë vetëm të arrijnë te caku, të cilët kanë përgjegjësi dhe nuk guxojnë këtë ta bëjnë në këto momente kritike sepse përgjigjen për shëndetin e gjithë neve. Ne kërkuam kryesisht masa të njejta sikur në Dibër. Pse diçka mund të vlejë për Dibrën, e jo për Kumanovën, ose të vlejë diçka për Kumanovën e të mos vlejë për Tetovën. Këto janë standarte të dyfishta”, tha kryetari kumanovar.StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...