Kryqi i kuq i RMV- së shpërndanë mirënjohje për Myftininë e Strugës

Sot më 23.03.2022 Myftinia e Strugës në krye me Myftiun Mr.Salim ef Sulejmani, në mënyrë solemne pranoi mirënjohje nga Kryqi i Kuq i RMV-së, si shenjë falënderimi për kontributin e dhënë në dhurimin e gjakut. Aktivitet që tashmë e disa vite Myftinia e Strugës së bashku me hoxhallarët e realizon me sukses.
Përfaqësues nga ana e Myftinisë ishte shefi i kabinetit të Myftiut, h.Shefit ef. Ajredini, i cili në emër të Myftiut falenderoi Kryqin e Kuq për mirënjohjen si dhe premtoi që Myftinia e Strugës do të jetë çdoherë në gadishmëri për aktivitete të tilla, që janë në dobi të shoqërisë ku jetojmë dhe më gjërë.
Shpërndarjen e mirënjohjes e bënë drejtoresha znj.Fisnike Cenka dhe sekretaresha znj. Adhurime Dauti.

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...