KSHA që drejtohet nga Haxhi Dauti ka siguruar 100 pako për familjet në nevojë në Strugë

Në Strugë sot me iniciativën e Këshillit Shqiptaro-Amerikan ka nisur aksioni për shpërndarjen e pakove humanitare në ndihmë të familjeve në nevojë. KSHA që drejtohet nga veprimtari strugan në SHBA, Haxhi Dauti në Strugë ka planifikuar të shpërndajë 100 pako humanitare. Kjo organizatë këtë aksion do ta vazhdojë edhe në hapësirat e tjera shqiptare.

“Sot filloj ndarja e pakove ushqimore nga vullnetaret tan ne Shqiperi , Maqedonin e Veriut dhe nga Fundi javes dhe ne Kosovë ! Ju falemenderohem te gjith kontribuesve dhe vullnetareve qe po ndihmojn Keshillin Shqiptaro Amerikan te realizon ket aksion me ndihma ne vendlindje ne keto koh te veshtira”, ka shkruar Haxhi Dauti, kryetar i Këshillit Shqiptaro-Amerikan. (Strugalajm.com)StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...