Ku ishte Ali Ahmeti natën e terrorit të 27 prillit?!

Anëtarë të Aleancës për Shqiptarët i bëjnë thirrje kreut të BDI-së, Ali Ahmeti të tregoj se ku ishte natën e terrorit të 27 prillit në Kuvend dhe pse u la i vetëm lideri i tyre Ziadin Sela.

“I bëjmë thirrje Ali Ahmetit të sqarojë publikisht se pse ate ditë nuk ishte në Kuvend, sepse po zgjidhej kryetari i Parlamentit dhe nuk ishte diçka minore. Ai duhet të sqarojë se përse kur paralajmërohej se do të zgjidhej Talat Xhaferi ato ditë, nuk kishte ndërmarrë të gjitha masat për të siguruar kushtet e sigurisë, duke pasur parasysh se ministri i brendshëm ka qenë shqiptar nga radhët e partisë së tij”, theksojnë për INA, përfaqësues të Aleancës për Shqiptarët.StrugaLajm

Ata theksojnë se së shpejti do të dalin publikisht me emër e mbiemër, por nuk duan në këtë situatë, që do të shfrytëzohej nga VMRO-DPMNE.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...