Kufijt e Kosovës jan të paprekshëm-Agni Dauti

Agni Dauti/Strugalajm


Sikurse çdo vend, shtet,i ka kufijt e tij të pacënueshëm pa marr parasysh përbërjen e tij etnike poashtu dhe Kosova i ka kufijt e njohura ndërkombëtarisht. Forma e bisedimeve në mes dy vendeve të dala nga një konflikt, mund të bëhet për të rregulluar çështjet e mbetyra të pazgjidhura që jan të domosdoshme të zgjidhen me anë të bisedimeve, por jo që të të vihen në pyetje kufijt e një shteti ndërkomtarisht të njohur. StrugaLajm

Shum nga disa politikan shqiptar ranë në kthetrat e agjitacionit Serb se: Duhet dhën pjesën e veriut të Kosovës sepse atje na jetuaka një popullatë serbe. A din këto politikan se në sa vende të botës ka popullsi të përzier nga aspekti nacional. Pse e deshte dhe e do Serbia Kosovën kur 95% e popullsis jan shqiptarë? StrugaLajm

E ne shqiptarët e gjorë jemi aq zemërgjër saqë i ofrojmë serbis veriun se na paska një minoritet seb?! Kosova ka kufijt e sajë të njohur ndërkombëtarisht dhe ato duhet të jenë të pacënueshëm vetëm në raste të veçanta mund të zgjerohen?! Pse Serbia nuk e negocion Vojvodinën me hungarin, ku e ka të banuar më se se Gjysmën e saj me popullsi hungareze, apo pjesët e sanxhakut me bosnjën ose vendbanimet në Serbi që jan të banuar me bullgarë, luginën e Preshevës? Sa turqë ka në bullgari në kufi me Turqin, në Rumani në kufi me Hungarin, Sa Rus ka në Letoni, Estoni,Lituani. Po popullsia e Moldavis që është më shum rumune çfar duhet të bëj? Zvicra me katër kombe që jetojn në harmoni apo duhet të ndahet në bazë të popullis në mes shteteve që e përbëjn atë popullsi?! Ka dhe shum shembuj në botë ku këto probleme jan të zgjedhura,kurse Serbia kërkon teritore nga një shtet që e ka rudhur në mënyr të vazhdueshme nga masakrat që ka bër gjat gjith periudhave kohore.Është e kuptueshme se ndërkombëtarët lëshimet do ti kërkojn nga më i ,, Pafuqishmi” në këtë rast Kosova. Presidenti Thaqi i cili hodhi tezën për korigjim kufijsh e cila mund të sjelli shum të pa pritura në periudhën në vazhdim qofshin ato të mira apo të këqia. Por hedhja e kësaj teze para se Serbia të pretendoj në lëvizjen e kufijve e cila e ka shprehur dhe e shpreh pandërprer i nxorri të mirat dhe të këqiat që ka ky propozim.

  1. Ana pozitive është se vendet më të fuqishme të botës u hodhën në mbrojtje të kufijve të Kosovës.
  2. I tërhoqën Serbis vëretjen se kufijt nuk mund të lëvizin kur të duash ti?
    3.E bashkuan faktorin shqiptar në sjellen e vendimit të themelimit të ushtris së kosovë, vendim ky që u mbështet nga shteti më i fuqishëm në botë SHBA-të.
  3. I tha Serbis se dhe faktorit ndërkombëtar se edhe Kosova ka një popullsi shqiptare të mbetur brenda kufijve të shtetit serb, e cila do kërkoj reprocitet në bisedimet që do sjellin deri në ,,njohjen,, e dy shteteve në mes veti ose zgjedhjen e problemeve të mbetura në mes tyre.
  4. Ana negative është se Serbia kët propozim po përpiqet që nga bisedime teknike ta kthe në bisedime në mos njohjen e kufijve të kosovës.
  5. Të fitoj sa më shum privilegje nga faktori ndërkomëtar.
  6. Tu largohet pagesës së dëmeve të luftës gjat sundimit kolonialist të Kosovës gjat qindra vjetëve etj etj.

Loading...
loading...