Kujdes! 12 simptomat e atakut kardiak !

Sëmundjet e zemrës janë vrasësi numër 1 i burrave dhe grave në shumicën e vendeve të botës.  Shumë njerëz tregohen neglizhentë ndaj simptomave që shfaqen, por ka dhe raste kur problemet nuk janë dhe aq të dukshme. Veçanërisht kujdes duhet të tregojnë personat mbi 65 vjeç.

ANKTH. Një atak në zemër (goditje në zemër) mund ta shkaktojë ankthi intensiv ose një frikë e pashpjegueshme nga vdekja. Të mbijetuarit e atakut në zemër shpesh flasin se kanë përjetuar ndjesinë e ‘dënimit të pashmangshëm’.

DHIMBJE NË GJOKS. Dhimbja në gjoks është një nga simptomat më klasike të atakut në zemër. Jo tek të gjithë personat mund të ndodhë një dhembje e tillë, ashtu si jo çdo dhimbje lidhet me atakun sepse ka mjaft arsye të tjera si; problemet muskulare, mushkritë, esofagu etj. Për të dalluar nëse është vërtet një simptomë e cila lidhet me zemrën, dhimbjet ndihen në qendër të gjoksit, ose pak më majtas, disa herë edhe në krahun e majtë dhe shpatulla. Ndodh që disa (më shumë femrat) të kenë dhe ndjesinë e djegies në gjoks, për këtë arsye shumë persona mendojnë se kanë probleme me stomakun.

KOLLA. Kollë e vazhdueshme dhe një frymëmarje e veshtirë mund të jenë simptoma të insuficiences kardiake. Si rezultat i akumulimi të lëngjeve në mushkëri, në disa raste personat e prirur për atak kardiak nxjerin me anë të kollës gëlbaza të përgjakura.

MARRJE MENDSH. Sëmundjet e zemrës mund të shkaktojnë marrje mendsh dhe humbje të ndjenjave. Shkaktare mund të jenë aritmitë e zemrës.StrugaLajm

LODHJE. Sidomos tek gratë, një lodhje jo e zakonshme, ndodh para një sulmi të mundshëm kardiak. Sigurisht që lodhje të tilla mund të mos kenë aspak lidhje me zemrën. Por nëse diçka ju duket ndryshe nga herët e tjera dhe keni një predispozicion për sëmundjet e zemrës, është një simptomë e cila nuk duhet të neglizhohet. Duhet të drejtoheni tek mjeku i familjes sa më shpejt të jetë e mundur.

NAUZEA (PËRZIERJE) OSE MUNGESË OREKSI. Ndodh shpesh që gjatë një ataku kardiak personat të kenë përzierje barku edhe të vjella. Fryerja e barkut e lidhur me insuficencen kardiake (lodhje e skajshme e zemrës), ndikojnë në mungesën e oreksit.

DHIMBJE NË PJESË TË TJERA TË TRUPIT. Në shumë sulme të mundshme kardiake, dhimbja fillon në gjoks dhe përhapet në shpatulla, krahë, bërryla, mbrapa qafe, nofulla edhe bark. Por ka raste kur nuk ndihet dhimbje në gjoks,vetëm në pjesët e tjera të trupit. Në këto raste meshkujt kryesisht kanë dhimbje në krahun e majtë, ndërsa tek femrat në të dyja krahët ose ndërmjet shpatullave.StrugaLajm

PULS I SHPEJTË OSE I PARREGULLT. Rrahjet e parregullta ose të shpejta të zemrës shoqëruar me simptomat e mëposhtme si, lodhje, marramëndje apo mungesë fryëmarrje, mund të jenë tregues të qartë të një sulmi kardiak, insuficence kardiake ose aritmie. Nëse aritmia nuk kurohet, mund të çojë në goditje në tru, insuficence kardiake, deri dhe në vdekje të papritur.

MUNGESË FRYMËMARRJE. Shumë njerëz që kanë vështirësi në frymëmarrje gjatë një aktiviteti normal ose dhe në momente pushimi, shpesh mund të kenë probleme në mushkëri, si azma ose bronkopneumopati kronike obstruktive. Por mund të jetë dhe një tregues i një ataku kardiak. Në disa raste pacientët që kanë pësuar atak kardiak, nuk kanë ndjerë dhembje në gjoks por vështirësi të theksuar për të marrë frymë. Në raste të tjera dy simptomat shoqërohen me njëra-tjetrën ose vështirësia në frymëmarrje ndodh përpara dhimbjes së gjoksit.

FRYERJE (ENJTJE). Insuficenca kardiake mund të shkaktojë grumbullim lëngjesh në trup. Kjo mund të shkaktojë enjtje në zona të ndryshme si në këmbë, kavilje, bark.

DJERSITJE. Të mbushesh me djersë të ftohta, është një simptomë e atakut në zemër. Mund të jeni thjesht të ulur në karrike kur papritur filloni të djersisni sikur sapo keni kryer ushtrime fizike.

DOBËSI. Në ditët e fundit që paraprijnë një atak të mundshëm kardiak por dhe gjatë tij, shumë pacientë kanë ndjesinë e pafuqisë. Shpesh për këta persona dhe mbajtja e një letre në dorë është tepër e pamundur.


Loading...
loading...