Ahmeti a po e tradhëton Selën me Thaçin?

Takimi i nesërm midis kreut të BDI-së, Ali Ahmeti dhe kreut të PDSH, Menduh Thaçi ka nxitur nervozizëm në LR-PDSH. Kjo pasi që nuk dihet se cili është plani i Ahmetit për të takuar Thaçin. “BDI është parti në vehte dhe ka të drejtën çfarë të bëjë. Nuk dijmë qëllimet e këtij takimi, por nëse dikush mendon se do të bëj ndonjë skenarë, atëherë kjo nënkupton thënien se nëse ia bën dikujt gropën, vetë përfundon aty”, theksuan për INA, burime partiake.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti nesër në Tetovë do të takohet me kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi. Takimi është bërë i ditur për INA nga burime partiake. Ky takim siç mësohet do të ketë në fokus zhvillimet aktuale në vend, prioritetet e qeverisjes si dhe çështje që kanë të bëjnë me shqiptarët.StrugaLajm

Ndërsa është përjashtuar mundësia e ndonjë koalicionimi të mundshëm.StrugaLajm

Takimi vjen pas një bisede telefonike të zhvilluar ditë më parë midis Thaçit dhe Ahmetit.  

In : Aktuale

Loading...
loading...