Kujdes kur udhëtoni nëpër Serbi, për rrypin e sigurisë 85 euro gjobë
Të dhënat më të reja të Komisionit Evropian për standard jetësor në BE, paralajmërojnë se 26,5 për qind e shtetasve kroatë të moshës mbi 65 vjeç janë në prag të varfërisë. Kjo është, sipas burimit të njëjtë, pothuajse dyfish më shumë të moshuar të ekspozuar në rrezik nga varfëria në Kroaci, sesa mesatarja evropiane (14,7 për qind), me çka Kroacia është radhitur ndër gjashtë shtetet më të rrezikuara në BE.
Për një pjesë të pensionistëve në rrezik nga varfëria, një prej tre kritereve në analizën e Komisionit Evropian është gjendja e sistemit pensional të anëtarëve të Unionit. Dy kriteret e tjera janë marrëdhënia e pensionit dhe pagës së shfrytëzuesve të pensionit para pensionimit dhe kohës së pensionimit.
Edhe sipas dy kritereve tjera, Kroacia është ndër anëtaret më të cenueshme të Unionit kur bëhet fjalë për standardin e jetesës së qytetarëve në moshën mbi 65 vjeç.
Në Kroaci, raporti i pensioneve dhe pagave para pensionimit, arrin 55 për qind në pjesën e pensionit në pagë. Sipas treguesit të dytë, vetëm në Lituani (49 për qind e pjesës së pensionit në pagë), Estonia (49,2 për qind) dhe Çekia (52,2 për qind), është më e lartë sesa në Kroaci, kur vëzhgohen anëtaret e BE-së.