Kujdes,me ushqimit në periudhën e verës

Agjencia për ushqim dhe veterinari sot ka dhënë rekomandim për konsumimin e ushqimit në kushtet e temperaturave të larta të cilat paralajmërohen për ditët në vijim.

Nga Agjencia theksojnë se që të pengohet helmimi me ushqim, i cili është paraqitje e shpeshtë në muajt e verës është e nevojshme që qytetarët gjatë blerjes të kenë kujdes për pamjen dhe afatin e përdorimit të prodhimit, të blejnë ushqim nga vende të kontrolluara, ndërsa produktet që prishen lehtë të blihen vetëm nga objektet ku ruhen në pajisje të ftohta.

Rekomandim është që të shmanget edhe ushqim me ambalazh të dëmtuar, prodhimet e ftohta ose të ngrira që të blihen në fund të pazarit, ndërsa mishi, qumështi dhe vezët të mos ruhen një kohë të gjatë në automobila.StrugaLajmStrugaLajm

Gjatë kontrollit të ushqimit nga Agjencia për ushqim dhe veterinari rekomandojnë që pemët dhe perimet të pastrohen mirë, qumështi, mishi dhe vezët të përpunohen mirë, ndërsa ushqimet e ftohta të ruhen të temperaturë më të ulët se 50 gradë, ndërsa ushqimi i ngrohtë në temperaturë më të lartë se 600 gradë. Ushqimi i përgatitur, i cili nuk do të konsumohet menjëherë, rekomandohet të ruhet të frigorifer.

Gjatë blerjes së ushqimit të përgatitur ose ushqimit nga objektet hotelieirike rekomandohet që ai të merret nga vendet të cilat kanë reputacion të mirë, ushqimi i blerë i ngrohtë ose i ngrirë sa më shpejtë të dërgohet në shtëpi dhe të shmanget blerja e ushqimit i cili ndoshta është i prishur ose i cili ka ndërruar ngjyrë, ndërsa në objektet për ushqim të shpejtë të shmanget majoneza, keçapi, sallatat me krem, sose.StrugaLajm

Gjatë konsumimit të akullores apelohet që ajo të blihet nga vende të sigurta të shitjes, para konsumimit të kontrollohet pamja, aroma dhe shija e akullores dhe nëse blihet akullore e paketuar të kontrollohet afati.

“Nëse mendojmë se ushqimi nuk është i sigurt, mos rrezikoni – hidheni”, rekomandon Agjencia për ushqim dhe veterinari.

In : Aktuale

Loading...
loading...