Kujtim Useini: Eskavatori që nxjerr rërë nga Liqeni i Ohrit nuk është pronë e “Nefi IK”

Kompania “Nefi IK” asnjëherë nuk ka nxjerrë rërë nga bregu i Liqenit të Ohrit, pohon Kujtim Useini, vëllau i Nefi Useinit, këshilltar në komunën e Ohrit dhe pronar i platformës nga betoni, të ndërtuar në dalje të Ohrit, në afërsi të liqenit.

Sipas deklaratës së Useinit, të pavërteta janë informatat e publikuara në rrjetet sociale nga ana e aktivistëve të “Ohrid SOS” se një eskavator i kompanisë “Nefi IK” ka marrë rërë nga liqeni, gjë që, siç thekson, u konfirmua edhe nga ana e policisë, që i ka verifikuar pohimet e publikuara në statusin në fejsbuk nga ana e “Ohrid SOS”.StrugaLajm

Kompania “Nefi IK” kërkon që organizata “Ohrid SOS” dhe aktivistët e saj të kërkojnë falje për publikimin e të pavërtetave përmes rrjeteve sociale, e në të njëjtën kohë apelon deri te mediat që të mos transmetojnë informata të paverifikuara.StrugaLajm

Iniciativa qytetare për mbrojtjen e ambientit të jetesës “Ohrid SOS” dje në profilin e saj në Fejsbuk publikoi xhirime, ku shihet se si një mekanizim bën nxjerrje të rërës nga liqeni, duke shtuar se bëhet fjalë “për mekanizim të Nefi Useinit, për nevojat e platfotrmës së tij nga betoni, të ndërtuar në mënyrë joligjore”.

In : Aktuale

Loading...
loading...