Nuk i gjen gjë vajzat, mi jo, ç’ti bësh djalit!

Nga Lira Gjika, pediatre

“Se ajo është vajzë”

“Nuk i gjen gjë vajzat, mi jo, ç’ti bësh djalit. Të gjithë i kemi sytë te ai dhe ai, po sëmurë mbeti. Ndërsa vajza si top, asgjë se gjen”.StrugaLajm

Këto shprehje dhe të tjera si këto, janë pjesë e një bisede, që dy zonja zhvillonin me njëratjetrën dhe unë u gjënda pranë tyre. Në fillim mendova se ishin gra të thjeshta e të vjetra, që jetojnë më shumë me të shkuarën, por jo, ishin nga ato gra, që e mirmëbajnë veten dhe nuk e tregojnë moshën, por, që nuk kujdesen aspak në të njëjtën mënyrë për zemrën dhe fjalët e tyre.

Diskrimini femër-mashkull e ka zanafillën dhe kultivohet në familje. Është pikërisht ky diferencim, që i bëhet vajzës që në foshnjëri dhe, që ushqen heshturazi këtë kompleks dhe përçmim për femrën, duke filluar nga vetë femra. Këto dy zonja që flisnin për vajzën që “nuk e gjen gjë”, po veten çfar e dinë, edhe ato femra janë. Përçmimi i jetuar në fëmijërinë e tyre, i ka transformuar ato në dy njerëz të pavetëdijshëm për veten dhe fjalët e tyre.StrugaLajm

Edhe pse kanë ndodhur ndryshime dhe vajza është më e mirëpritur në familje dhe nuk vihen më emra Sose apo Mbaresa apo Humbe, në thelb ajo vazhdon të keqtrajtohet e deri të shfrytëzohet nga familja. Por edhe kur e mbrojnë, e mbrojnë si femër dhe të dobët dhe jo si njeri. Dhe e keqja nuk mbetet me kaq , por vazhdohet me detyrën që i ngarkohet mashkullit që ta mbrojë atë, vajzën apo gruan. Ky trajtim dhe pozicionim, vajza e dobët dhe djali i forti, “prodhon” këtë situatë që vetëm respekt të njeriut ndaj njeriut nuk mund të krijojë. Kur i kërkojmë djalit të mbrojë motrën apo femrën në përgjithësi, “se ajo është vajzë”, dashur padashur, kultivohet ideja se femrat janë të paafta të mbrojnë veten dhe ai, djali si i fortë, mund edhe ti përdorë ato si shkëmbim të mbrojtjes që i ofron. I kultivon djalit idenë, se jeta e vajzës varet nga ai.

Kini kujdes prindër dhe edukatorë me shprehjet që përdorni kur flisni për vajzën. Mos i kërkoni një djali të mbrojë një vajzë, por insistoni se nuk mund të sillemi keq me një njeri tjetër, pasi vajza është një njeri tjetër. Përpiquni të kultivoni barazinë gjinore. Mësojini njëherë njerëzoren dhe të mirën dhe më pas gjininë. Mos ushqeni supremacinë e mashkullit ndaj femrës, sepse këtë gjë bëni kur kërkoni, që ta mbrojë apo të mos sillet keq me një vajzë. Lira Gjika

In : Aktuale

Loading...
loading...