Kumanovari paraqet dy djemt e tij në polici: Mi vodhën paratë!

Kumanovari paraqet dy djemt e tij në polici: Mi vodhën paratë!

Kumanovari 65 vjeçar me iniciale R.S. , ka paraqitur në polici dy djemtë e tij, njëri moshë 17 tjetri moshë 30 vjeç, se ia kanë vjedhur paratë. Rasti ka ndodhur në rrugën “Dragi Shutevski” në Kumanovë, ku sipas denoncimit, dy djemtë me forcë janë futur në shtëpi dhe ia kanë vjedhur paratë babait, transmeton Gazeta Lajm. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe paratë e vjedhur janë gjetur në oborrin e 65 vjeçarit.

StrugaLajm

“Më datë 22.09.2019 në ora 22 e 30 minuta në SPB Kumanovë, R.S.(65) nga Kumanova ka denoncuar që në shtëpinë e tij në rrugën “Dragi Shutevski”, djemt e tij I.S.(30) и E.S.(17) kanë kryer plaçkitje ndaj tij. Sipas denoncimit, ata me përdorim të forcës janë futur në shtëpi dhe ia kanë marë paratë. Gjatë hetimit policor paratë janë gjetur në oborr. Pas ndriçimit të rastit do të ngritet parashtresë adekuate”, njoftoi policia e Kumanovës.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...