KUR ÇËSHTJA KOMBËTARE SHTROHET NË DREKA E DARKA!

Absurdet shqiptare

KUR ÇËSHTJA KOMBËTARE SHTROHET NË DREKA E DARKA!StrugaLajm

Një pjesë e politikanëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut (por edhe më gjerë) janë aq naivë dhe të papërgjegjshëm, sa që naiviteti i tyre shpesh i lakuriqëson deri në palcë. Ata nuk ngurrojnë që masën e gjerë (mbase edhe të lodhur), sidomos tani, në këtë kohë krizë, kur shqiptarët përballen edhe me mungesë të kafshatës së gojës, ta informojnë (përmes profileve të tyre, por edhe të portaleve) për çështje kombëtare, por edhe për çështje fare të parëndësishme. Kjo deri diku, edhe pse me plot nuanca gënjeshtre, kapërdihet disi. Ama të paraqiten në grup, në tavolina plot me mish e me sallate, plot me pije e çka jo tjetër dhe të thuash se “u trajtuan disa çështje me karakter kombëtar”, vërtet kjo është jashtë çdo norme etike, morale e njerëzore. Çdo koment tjetër është i tepërt për këta “të uritur” në çdo aspekt!StrugaLajm

Shkelzen Halimi

In : Aktuale

Loading...
loading...