Kur je vizionar si Amdi Bajram(Video)

Në Ballin tradicional vjetor të romëve në Maqedoni edhe sivjet ylli kryesor ka qenë deputeti Amdi Bajram, kryetar i partisë Lidhja e Romëve të Maqedonisë. Bajram në paraqitjen e tij ka uruar qytetarët për emrin e ri të vendit, duke thënë se vizioni i tij që nga viti 1996, kur ka formuar partinë Lidhja e Romëve të Maqedonisë ka pasur vizion që Maqedonia të quhet Maqdonia Veriore, transmeton Gazeta Lajm. Ai ka bë paralele mes shkurtesës së re të Maqedonisë në gjuhën maqedonase dhe shkurtesës së partisë së tij.
“Severna Republika Makedonija-SRM, Sojuz na Romite na Makedonija-SRM. Që nga viti 1996 vizioni im ka qenë SRM”, ka deklaruar Bajram.
Paraqitjen e tij në gjuhën maqedonase mund ta përcillni në videon më poshtë:

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...