Kursen 10 milionë euro, ndërpren fushatat në CNN dhe BBC
Gjatë debatit të sotëm rreth propozimeve për zëvndësministra në parlament, kryeminsitri Zaev tha se ata do të jenë shembull se si duhet të punohet. Para deputetëve ai njoftoi se Qeveria veç më ka kursyer 10 milion euro dhe ka ndërprerë fushatat në CNN dhe BBC.
“Kursimet në arkën e shtetit kanë filluar tashmë. Janë kursyer 10 milionë euro, kemi ndërprerë fushatat në CNN dhe BBC, i ndërpremë edhe kontratat me kuazi këshilltarët e huaj. Por çfarë të bëjmë me njerëzit të cilët mungojnë në punë dhjetë apo njëzet ditë? Sipas ligjit, tre ditë nëse mungon në punë pa paralajmërim, dëbohesh nga puna. Edhe njëherë apelojë që njerëzit të vijnë në punë”, – tha kryeministri Zoran Zaev duke iu përgjigjur deputetëve të opozitës nga VMRO-DPMNE.
Për propozimet për zëvendës ministra, Zaev tha se është i bindur se do të tregojnë shembull se si duhet të punohet.