Kurti, Vjosa, Sela dhe Gashi u zotuan në Prizren për ta lidhur Tetovën me Prizrenin

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët z. Ziadin Sela bashkë me Kryetarin e Alternativës z. Afrim Gashi sot në Prizren kanë takuar Kryetarin e Vetëvendosjes z. Albin Kurtin, dhe kandidaten për Presidente të Kosovës znj Vjosa Osmani duke marrë pjesë edhe në fushatën e Vetëvendosjes ku mijëra qytarë që kishin dale ti japin përkrahje Lëvizjes Vetëvendosje bashkë me listën e Vjosa Osmanit.

Në këtë takim në mesin e qytetarëve, Albin Kurti, Vjosa Osmani Ziadin Sela e Afrim Gashi u zotuan që bashkarisht ta ndërtojnë Aksin rrugor që e lidh Prizrenin me qytetin e Tetovës, si një projekt jetik më interes kombëtar për një lidhje sa më të afër mes dy vendeve tona.

Albin Kurti: “Është shumë i rendësishëm ky takim sepse një ndër zotimet tona është aksi rrugor Prizren- Tetovë Siç thuhet lart në qiell Prizreni dhe Tetova kanë qenë një qytet por kur kanë rënë në tokë malet e Sharrit i kanë bërë hyjë në njërën anë Prizreni në anën tjetër Tetovën e tash duhet ti lidhim në me një tunel njëra me tjetrën”StrugaLajm

Kryetari i ASH Ziadin Sela bashkë me Kryetarin e Alternativës gjithashtu janë zotuar se pas marrjes së legjitimitetit do ta kënë këtë projekt prioritet duke marrë përsipër që Qeveria e Maqedonisë së Veriut ta ndërtojë pjesën e rrugës që i takon Maqedonisës se VeriutStrugaLajm

Kryetari Sela, gjithashtu ka folur për rëndësinë e fitorës sa më të thëllë të Vetëvendosjes që mos të varet nga parti tjera për ta formuar koalicionin sepse vetëm në këtë mënyrë Albin Kurti bashke me Vjosa Osmanin do të bëjnë reforma në drejtësi dhe në gjyqësi, sepse cdo parti tjetër e sisteme të kaluar, nuk do të ksihtë interesim për këto reforma që nuk janë vetëm teknike por edhe politike.

Ziadin Sela: “Eshtë shumë e rëndësishmë që po vjen ndryshimi me një votë rendësishemë. E kame ndjek fushatën referndumin por pas kësaj periudhe pasojnë reformat të cilat janë politike dhe jo teknike. Tash është përgjegjësi e qytetraëve që mos me u lënë të bëjnë koalicion me ato që kanë interesim për sistemin e vjetër dhe kjo është në dorën e votuesve që sa më tepër përkrahje reforma në gjyqësi dhe në ndërtimin e shtetit është me e mundshme dhe me e pastër.Dhje kjo i bën të mundshme edhe ato projekte që I përmende” ka përfunduar Ziadin Sela”

In : Aktuale

Loading...
loading...